E Diel, 1 Nëntor 2026

Mund thellësisht Sienën. Milan ngushton diferencën me Interin

Milani ka mundur thellesisht 4-0 Sienen dhe nje jave nga derbi kunder Interit ka ngushtuar diferencen me skuadren zikalter. Me nje Ronaldinjo ne forme te shkelqyer dhe autor te tre golave, formacioni i Leonardos e ka zgjidhur lehtesisht sfiden ne “San Siro”. Kuqezinjte do te kalonin ne avantazh ne minuten e 12-te. Borrielo do te fitonte nje 11-metersh pas nje nderhyrje te gabuar te portierit te Sienes Kurci, I cili do te dilte nga fusha e lojes me karton te kuq.

Nga pika e penalltise Ronaldinjo do te gjuante sakte, duke kaluar ne
epersi Milanin. Siena do te rrezikonte vetem ne nje rast me Makaronen,
perpara se Borrielo ne minuten e 28-te te dyfishonte rezultatin. Harkim i
sakte i Pirlos dhe nje goditje e bukur e sulmuesit do ta dergonte topin
ne rrjete.
Edhe ne pjesen e dyte Milani do te realizonte edhe dy gola te tjere, qe
do te kishin autor Ronaldinjon. Braziliani do te trefishonte rezultatin
ne minuten e 72-te, me nje goditje te sakte me koke, nderkohe qe nje
minuten nga fundi i ndeshjes do te shenonte golin e katert me nje
goditje spektakolare nga jashte zones. Me kete fitore Milani e ka
ngushtuar ne gjashte pike diferencen me Interin.

Nje fitore shume te
rendesishme ka marre edhe Roma, e cila pasi ka mundur 3-0 Xhenoan eshte
ngjitur ne vendin e trete. Perrota do te kalonte romanet ne avantazh ne
minuten e 20-te, nderkohe qe Toni do te gjente golin e pare me
verdhekuqte ne minuten e 30-te, duke dyfishuar rezultatin per skuadren e
Ranierit. Sulmuesi italian do te vuloste suksesin e Romes me golin e
dyte personal, duke e ngjitur skuadren e tij ne vendin e trete.

Ne javen e 20-te te Serise A, nje surprize te hidhur ka marre
Fiorentina, e cila eshte mundur ne shtepi 2-1 nga Bolonja. Gimenez dhe
Di Vaio do te shenonin dy golat e Bolonjes, nderkohe qe vendasit nuk
mund te benin asgje me shume se sa te shenonin golin e nderit me Adrian
Mutu ne minuten e 51-te te pjeses se dyte.Pas javes se 20-te te Serise A, Interi kryeson me 46 pike, i ndjekur nga
Milani me 40-te, por skuadra kuqezi ka nje ndeshje me pak.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›