Zgjedhjet presidenciale në Ukrainë, Yanukovic- Timoshenko në balotazh

Ukraina përballet me balotazhin një ditë pas turit të parë të zgjedhjeve presidenciale. Viktor Yanukovich, kreu i partisë filoruse të rajoneve dhe kryeministrja aktuale Yulia Timoshenko, do të sfidojnë njëri- tjetrin më 7 shkurt . Sipas të dhënave paraprake kryeson kreu i opozitës Yanukovich me 31.5% i ndjekur nga Timoshenko me 27.2%.
59 vjecari Yanukovich që konsiderohet si favoriti i raundit tjetër ka
mbështetjen e rajoneve industriale rusofone në jug të vendit. Në këto
zgjerdhje, pikërisht për t’u distancuar nga ky imazh, ka përdorur
konsulentë amerikanë për fushatën. Kryeministrja 49 vjecare Timoshenko,
biznesmene miliardere dhe ish- aleate e presidentit aktual pavarwsisht
drejtimit properëndimor të frontit që drejton, është angazhuar sidomos
vitin e fundit në marredhënie me pragmatike me Kremlinin.
Për liderin e revolucionit portokalli pas 6 vitesh mbështetja është e
ulët me vetëm 6 %. Ukraina numeron 46 milion banorë, 37 milion kanë të
drejtën e votës. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte në masën 47 % . Sipas
Komisionit Qëndror Zgjedhor, zgjedhjet kaluan qetë, pa shënuar
parregullsi.
Delina Bitraku
< I mëparshmi