Rripi i Gazes, mbi 170 te vrare
Sulmet izraelite me raketa ne Rripin e Gazes, kane shkaktuar te pakten 170 vete te vrare, ndersa jane plagosur mbi 300 te tjere. Mediat izraelite thone se nder te vraret eshte edhe shefi i Policise se Hamasit. Nderkohe Hamasi eshte pergjigjur me kundergoditje ndaj territoreve izraelite. Nga keto kundersulme eshte njoftuar per nje te vrare. Presidenti palestinez, Mahmud Abas, ka denuar sulmet izraelite dhe ka vendosur kontakte urgjente, me disa prej homologeve te tij nga vendet e rajonit. Per shkak te gjendjes alarmante, Egjipti i ka hapur kufijte per automjetet e ndihmes se shpejte, ne pjesen ku kufizohet me Rripin e Gazes. Armata izraelite konfirmoi se ka kryer sulme ajrore, duke thene se ne shenjester ka qene "infrastruktura terroriste". Komente te tjera per sulmin nuk u bene.
GJENDJA
Televizioni satelitor "Al Xhazira" ka treguar imazhet e dhjetera ushtareve palestineze te rrezuar ne toke, ndersa raporton per vdekjen e shume martireve e po ashtu, plagosje te shumta ne radhet e tyre. Por ky televizion nuk ka mundur te jape nje shifer te sakte, per shkak te veshtiresise se nderhyrjes ne zonen e goditur. Ne vendin ku ndodhen sulmet eshte nje kaos i vertete, sheshet kryesore ishin te mbushura me ambulanca ne perpjekje per te shpetuar te plagosurit. Nje prej korrespondenteve, duke komentuar ngjarjen, flet per nje situate te tmerrshme, te shkaktuar nga raketat te hedhura ne te njejten kohe ne zona te ndryshme. Nderkohe ne jug te Izraelit eshte shpallur gjendja e alarmit, pasi sic pritej, militantet palestineze jane kunderpergjigjur duke hedhur raketa ne Izraelin e Jugut, duke vrare nje grua ne qytetin e Netivotit. Njerezit jane njoftuar qe te mos levizin nga shtepite e tyre.
PARALAJMËRIMI
Ministri i Mbrojtjes Izraelit, Ehud Barak, i cili ditet e fundit u tregua shume i permbajtur, sqaroi se po i kushtojne vemendje te madhe jugut. "Nuk jane vetem fjalet, qe per ne jane te papranueshme, por eshte gjendja e krijuar se fundmi, te cilen nuk mund ta pranojme. E vetmja qe mund te them eshte se kushdo qe sulmon qytetaret e Izraelit dhe ushtrine e tij, do te paguaje nje cmim te larte", ka paralajmeruar Barak. Sulmi pasoi vendimin e kabinetit te kryeministrit Ehud Olmert, si kunderpergjigje per shkak te sulmeve raketore nderkufitare palestineze kunder Izraelit. Tensionet mes Izraelit dhe Hamasit jane shkallezuar me tej, qe nga perfundimi i marreveshjes 6-mujore per ndalimin e luftimeve vitin e kaluar.
Rreth 100 transportues kane derguar ndihma humanitare ne Rripin e Gazes, pasi Izraeli hapi kufijte. Ishte hera e pare ne 10 ditet e fundit, qe nje dergese e tille lejohet per 1.5 milione njerez, te cilet varen nga ndihmat.
Forcat Izraelite, ushqime dhe medikamente para ofensives
Perdite mediat izraelite informonin per ofensiven e planifikuar kunder Hamasit radikal islamik. Por para se te fillonte ajo, Izraeli lejoi qe ne rajonin e rrethuar te futen kamione me mallra ushqimore dhe medikamente. Behet fjale per nje "mision te kufizuar", i cili zgjati disa dite. Kjo eshte detyre jozyrtare me te cilen jane ngarkuar Forcat e Sigurise te Izraelit. Po ashtu u transportuan sasi te kufizuara nafte industriale per termocentralin ne Gaze.