Perpjekjet per qetesimin e gjendjes ne Gaze
Ministrja e Jashtme e Izraelit, Tzipi Livni, ka shkuar ne Kajro per bisedime me udheheqesit egjiptiane, ne lidhje me pershkallezimin e dhunes ne Rripin e Gazes. Ne qershor, Egjipti kishte ndermjetesuar nje armepushim gjashtemujor mes Izraelit dhe luftetareve te Hamas-it. Armepushimi perfundoi javen e kaluar dhe Egjipti ka njoftuar se shpreson ne mundesine e rinovimit te tij. Te merkuren militantet palestineze nga Gaza, goditen me raketa territoret ne jug te Izraelit, si kunderpergjigje ndaj vrasjes nje dite me pare, te tre militanteve. Izraeli ka reaguar me sulme ajrore ne Rripin e Gazes.