Tahiri ne krye te bisedimeve me Serbine
Zëvendës kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, do te jete ne krye te delegacionit qe do te ulet ne një tryeze për bisedime me Serbinë për çështje teknike. Lajmi është konfirmuar nga vete kryeministria, përmes një komunikate për mediet. Bisedimet Prishtine-Beograd pritet te nisin brenda 15 ditëve. Ne një seri takimesh pritet te arrihen disa marrëveshje për çështjen e sigurisë se kufijve, uljes se kriminalitetit, apo për te zhdukurit.
Shpërndaje