Mundësi për punësim sezonal për studentët e universitetit
Për të katërtin vit, personave të specializuar në sektorë të ndryshëm ju është dhënë mundësia për të kontaktuar direkt me punëdhënësit në një panair pune që organizohet në bazë të kërkesave të tregut për vendet vakante. Një numër i madh personash, kryesisht të diplomuar në universitetet vendase, të interesuar për vende pune në sektorin privat, institucional dhe bankar, kanë aplikuar në panairin e sivjetshëm të punës, ku 17 biznese kanë ofruar kërkesa për specialistë. Në panairin e sivjetshme të punës, 30 vende ju janë rezervuar studentëve të universitetit “Fan Noli” të Korçës për punësimin sezonal të tyre. Këtë vit kërkesat kanë qenë kryesisht për specialistë të sektorëve të ndryshëm dhe për punëkërkues që i drejtohen zyrës së punësimit për profesione të veçanta. Por këtë vit kërkesat për punë dhe aplikimet që janë dorëzuar që më parë kanë qenë më të ulëta krahasuar me vitet e tjera kur ka pasur shumë interes si nga ana e personave me arsim jo të lartë, ashtu dhe nga ana e specialistëve dhe studentëve të diplomuar në degë të ndryshme. Panairi i punës organizohet për të katërtin vit dhe nga ky panair një numër i madh personash sigurojnë vende pune pas kontakteve direket me bizneset dhe institucionet që kanë vende të lira. Nga ky panair, 30 vende pune janë ofruar vetëm nga ana e bashkisë për punësimin sezonal të të sapodiplomuarve të universitetit të Korçës, ndërkohë që pjesa tjetër ka qenë për oferta që vijnë nga 17 biznese.
#