E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mundesia e dyte per ne Universitet

Kandidatët për studentë që nuk janë shpallur fitues në fazën e parë të pranimeve në universitete kanë një mundësi të dyte, por këtë herë në programet e studimit, të cilat nuk kanë qenë të parapëlqyera në fazën e parë të regjistrimit. Në formularin A3 pritet të mos përfshihen degë të konsideruara elitare si p.sh juridik, ekonomik, inxhinieri ndërtimi, arkitekturë, por ato programe studimi ku oferta e shpallur ka qenë më e lartë se kërkesa si p.sh degë të mësuesisë, matematikë, fizikë, biologji, inxhinieri tekstile, zooteknike apo gjuhët e huaja, turqisht apo greqisht. Formulari pritej të bëhej publik rreth datës 15 tetor, por ndërsa Ministria e Arsimit duhet të nxjerrë njëkohësisht edhe udhëzimin e posaçëm me datat për plotësimin e tij, ai do të dalë ditët në vijim. Ndërkohe që studentët që do të pranohen në këtë fazë të dytë më së shumti do të kenë mundësi t’i ndjekin studimet në universitetet e rretheve pasi aty është edhe numri më i lartë i kuotave të mbetura bosh sikurse në Gjirokastër, Korçë, Vlorë dhe më pak në Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›