Topalli ceremoni per aktet e themelimit te shtetit shqiptar
Në një ceremoni të veçantë në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, komunat e Prizrenit, Ulqinit, Çairit-Shkup dhe Bashkia e Vlorës u nderuarn të premten për kontributin dhe rolin e tyre përcaktues në historinë kombëtare dhe themelimin e shtetit shqiptar.
Në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, kryetarja e Kuvendit u dorëzoi krerëve vendorë të këtyre qyteteve të trevave shqiptare aktet e themelimit të shtetit nga viti 1912 deri në vitin 1922
Kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka vlerësuar rolin dhe kontributin e tyre në jetësimin e shtetit shqiptar dhe shprehu mirënjohjen për të gjitha figurat e kombit.
“Kujtojmë kryengritjen e Shkupit, Lidhjen e Prizrenit, Ulqinin, Vlorën për ngritjen e flamurit dhe deklaratën e pavarësisë që është certifikata e lindjes së shtetit shqiptar”- u shpreh Topalli.
Ajo shprehu mirënjohjen për kyengritjet e Shkupit, të cilat shtoi Topalli janë kryengrtijet e lavdisë, që u çliruan Shkupi dhe u shtruan kërkesën për anatomi.
Duke shprehur mirënjohejn për Lidhjen e Prizrenit Topalli u shpreh se ajo ishte e para lidhje me karakter kombëtar, që sfidoi prepotencën e superfuqive të mëdha dhe arrogancën e vendeve fqinje.
Mirënjohje Lidhjes së Prizrenit, sepse çështja shqiptare hyri në veprimtarinë ndërkombëtare që kërkonte zgjidhje. Mirënjohje Hasan Prishtinës dhe shokëve të tij”- vijoi ajo.
Ndërkaq kryeparlamnetarja vlerësoi Ismalit Qemalin si prijësin tonë kombëtar, i cili kurorëzaoi në Vlorë përpjekjet shekullore të kombit, duke i dhënë çertifikatën e lindjes shtetit shqiptar.
Gjatë ceremonisë u recituan vargjet e poezive “Unë biri yt Kosovë e Ali Podrimes” dhe “Atdheu” nga Fatos Arapi, atmosferë përcolli dhe ansambli i këngëve dhe valleve popullore të Tiranës.