E Diel, 1 Nëntor 2026

Mourinho: Reali të dhjetën, unë të tretën

Jose Mourinho është paraqitur në konferencën për shtyp para ndeshjes me Manchester United. Mourinho ishte serioz në paraqitjen e tij duke lëvduar skuadrën e tij dhe vlerësuar skuadrën kundërshtare.

"Ka disa klube të mëdha që ende nuk kanë fituar Ligën e Kampionëve. Unë dua që Reali të fitoj titullin e dhjetë dhe unë të fitoj titullin e tretë personal. Unë nuk do të përfundoj karrierën me dy tituj të fituar në Champions League. Deri tani na ka munguar oreksi. kemi humbur ndaj skuadrave inferiore. Tani ne jemi aq të uritur për të fituar, kemi një skuadër të fortë por edhe një kundërshtarë të fortë. Në skuadrën time çdo lojtarë dëshiron të luaj, ka të tillë që janë të frustruar vetëm se nuk kanë hapësirë të luajn. Ferguson dhe unë e dimë se na pret një ndeshje e madhe. Ronaldo është në formë dhe po shënon shumë gola, ai është nga një botë tjetër. Ata kanë Van Persien që nuk di të bëjë çudira por që shënon gola" deklaroi Mourinho./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›