E Diel, 1 Nëntor 2026

Mungesa e Topit ne Lezhe Protokolli i Shtetit sqaron pozicionin

Protokolli i Shtetit nuk ka qenë pjesë e organizimeve në qytetarin e Lezhës në 2 mars. Ky ka qenë njoftimi zyrtar i nga Protokolli i Shtetit, ku sqarohet se aktiviteti me rastin e 568 vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, ka qenë ideuar, organizuar dhe menaxhuar  nga Bashkia e qytetit Lezhë. Sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme bëhet e ditur se “lista e pjesëmarrësve, ftesat dhe lista e folësve janë bërë dhe menaxhuar nga organizatorët dhe nuk ka patur të bëjë aspak me Protokollin e Shtetit. Protokolli i Shtetit vepron mbi bazën e Ceremonialit të Republikës së Shqipërisë dhe në zbatim të tij mbikqyr mbarëvajtjen, nga ana protokollare, të aktiviteteve ku marrin pjesë personalitetet më të larta të shtetit shqiptar, përfaqësues të shteteve të tjera dhe të trupit diplomatik”.

Në këtë kuadër, Protokolli i Shtetit ishte i pranishëm në aktivitetin e përvjetorit të Besëlidhjes së Lezhës. Po ashtu, Protokolli i Shtetit ka qenë në kontakt me institucionet e Presidentit, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit dhe me trupin diplomatik në Tiranë, lidhur me vendosjen protokollare të personaliteteve sipas hierarkisë shtetërore të për caktuar në ceremonialin zyrtar.

“Protokolli i Shtetit shpreh keqardhjen që në raste të përsëritura, siç ishte edhe rasti i përvjetorit të pavaresisë së Kosovës, është përfshirë në diskutime mediatike dhe politike për gjëra që janë jashtë detyrave të tij të përcaktuara me ligj. Edhe në rastin e fundit, roli dhe angazhimi i Protokollit të Shtetit ka qenë në përputhje të plotë me Ceremonialin zyrtar të Republikës së Shqipërisë”, vlerësohet në këtë njoftim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›