Njohja e trashegimise jo nga gjykatat

Njohja e Trashëgimisë duhet të bëhet nga noteri dhe jo nga gjykatat. Ky është propozimi i Dhomës Kombëtare të Noterisë për Ministrinë e Drejtësisë lidhur me ndryshimet në Kodin Civil. Sipas kryetares, Mimoza Sadushi ashtu siç noteri bën testamentin duhet të bejë edhe njohjen e trashëgimisë, përjashtuar rastet konfliktuale që duhet të zgjidhen në gjykata.
Sadushi propozon gjithashtu që noteri të ketë akses në regjistrin elektronik të gjendjes civile dhe në regjistrin e automjeteve të importuara.
Sipas Sadushit këto ndryshime në Kodin civil do t’i kursejnë kohë dhe ulje shpenzimesh qytetarëve. Po ashtu do të lehtësohet edhe puna e gjykatës, e cila është e mbingarkuar. Këto propozime së shpejti do të jenë në tavolinën e Minsitrit të Drejtësisë.