E Diel, 1 Nëntor 2026

Lamtumirë Lucio Dalla, homazhe në Bologna për kantautorin

BOLOGNA - Përcillet sot për në banesën e fundit, kantautori i famshëm Italian Lucio Dalla, i cili pikërisht sot do te kishte festuar 69 -vjetorin e lindjes.

Ditëlindja e tij nisi të festohet pak pas mesnate nga miqtë e tij më të afërt, që u mblodhën pranë arkivolit të vendosur në Pallatin d'Accursio në Piazza Maggiore të Bolonjës. Emra të mëdhenj të muzikës italiane si Luca Carboni, Jovanotti, Renato Zero dhe Nicoletta Mantovani i janë bashkuar njerëzve të thjeshtë, për t’u përshëndetur për herë të fundit me këngëtarin.

Mbi 40 mijë vetë bënë dje homazhe pranë arkivolit të këngëtarit, mes tyre artistë, politikanë, stilistë të famshëm apo edhe industrialistë.
Njerëzit kishin ardhur nga të gjitha rajonet e Italisë dhe rasha e gjatë herë pas here duartrokiste ndërsa nisnin tingujt e Caruzo, këngës më të famshme të Lucio Dallas.

Mesha e përcjelljes së tij pritet të nisë rreth orës 14 e 30, ku pritet të marrin pjesë mijëra vete. Dalla ndërroi jetë tre ditë më parë si pasojë e një infarkti, ndërsa ndodhej në Zvicër për një tur koncertesh.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›