Mungesa e ambienteve kushtezon mesimin me turne
15/09/2010Shtimi i kuotave te pranimit ne arsimin e larte publik
Mungesa e ambienteve do ti detyroje universitetet qe edhe per kete vit akademik te zhvillojne mesim deri ne oret e vona te darkes. Kjo pasi gjate viteve te fundit rritja e kuotave te pranimit nuk eshte shoqeruar me zgjerimin e ambienteve ne fakultete jo vetem ne auditore por edhe me baze laboratorike apo biblioteka qe vijojne te jene te pamjaftueshme. Sipas drejtuesve te Universitetit te Tiranes zgjidhja e vetme e ketij problemi do te ishte ngritja e korpusit universitar nisme e cila mbetet ende ne kuadrin e premtimit. Perkundrejt kesaj situate procesi mesimor ne auditore do te vijoje deri ne oret e mbremjes vecanerisht per ato struktura qe kane fluksin me te madh te pranimeve. Pervec ambienteve problematike mbetet edhe cilesia e pranimeve ne nje sere fakultetesh. Konkretisht prane Fakultetit te Gjuheve te Huaja pohohet se cilesia le per te deshiruar. Specialistet e ketij fakulteti konfirmojne se per kete vit verehet nje rritje e kerkesave per degen e anglishtes por serish cilesine e studenteve do ta vendosin testet qe do te zhvillohen me fillimin e vitit te ri akademik. Dega qe ka nje cilesi me te mire lidhet gjithmone me pikavarazhin por nuk mund te flase per cilesine e njohjes se gjuhes. Ne kemi disa vjet qe kontingjenti i studenteve eshte shume i dobet. Kemi nje testim per studentet ne menyre qe ata qe kane probleme me gjuhen te mund te pershpejtohen per sa i perket mesimit te gjuhes - pohohet nga drejtuesit e fakultetit.