E Diel, 1 Nëntor 2026

Barnat e shtrenjta kerkohet kalimi nga QSUT-ja drejt rretheve

18/09/2010Informatizimi i sistemit perfshin te dhenat individuale e mjekesore te pacienteve

ISKSH Barnat e shtrenjta 1.1 miliard leke ne vit

Gjate viteve te fundit eshte rritur ndjeshem numri i perfituesve nga skema e rimbursimit te medikamenteve. Madje po diskutohet qe per nje sere ilacesh shume te shtrenjta e qe jepen vetem prane QSUT-se te behet liberalizimi i tyre cka do te thote se pacientet mund ti perfitojne edhe ne rrethet ku jetojne. Lajmi eshte konfirmuar dje nga drejtoresha e Institutit te Sigurimeve Shendetesore Elvana Hana gjate takimit te zhvilluar ne bashkepunim me fondacioni gjerman Konrad Adenauer mbi orientimin e pacienteve ndaj kujdesit mjekesor. Me qellim permiresimin e aksesit te perftimit te disa prej barnave te shtrenjta qe sot jepen ne QSUT me kerkese dhe ne ndihme te pacienteve ne jemi ne diskutim e siper per liberalizimin e menyres se perfitimit te tyre nga QSUT-ja ne drejtim te rajoneve ku pacientet jetojne - u shpreh Hana. Sipas saj keto ndryshime do te vendosin ne qender te vemendjes se vendimmarresve nevojat e pacientit. Gjithnje e me shume kategori te pacienteve ne nevoje po perfaqesohen ne listen e rimbursimit me barna mjaft te shtrenjta. Gjate vitit 2010 vlera e rimbursimit vetem per kategorite e pacienteve qe trajtohen me barna te shtrenjta parashikohet te kape shifren 1.1 miliard leke te reja cka perben rreth 18 per qind te shpenzimeve totale te listes se barnave - tha ajo. Nje tjeter aspekt i domosdoshem qe lidhet drejtperdrejt me te drejtat e pacienteve eshte dhe informatizimi i sistemit shendetesor ku perfshihen edhe te dhenat individuale e mjekesore te pacienteve dhe ne kete kuader instituti i sigurimeve shendetesore ka ndertuar nje program per ngritjen e nje database on-line per te gjithe qytetaret shqiptare te regjistruar te mjeku i familjes. Ajo qe eshte me rendesi te theksohet ne kete projekt eshte fakti qe ne per here te pare kemi krijuar nje sistem te memories shendetesore pra i gjithe historiku i semundshmerise se pacientit dhe ne respekt te kartes se te drejtave te pacientit ky program garanton mbrojtjen e te dhenave te pacienteve ne lidhje me gjendjen shendetesore diagnozen apo cdo te dhene tjeter te karakterit personal - ka shtuar me tej Hana. Ne kete aktivitetet merrnin pjese edhe perfaqesues te larte te institucioneve si ambasadorja gjermane ne Tirane Carola Muller-Holtkemper ministri Petrit Vasili mjeke te njohur shqiptare eksperte gjermane ne fushen e shendetesise si dhe perfaqesues nga shoqatat e pacienteve.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›