E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekspozite Provokimi i ngjyrave

15/09/2010Kush ka frike nga e kuqja e verdha dhe jeshilja Ky eshte provokimi artistik i artisteve Alban Muja Adrian Paci Anri Sala Artan Shabani Driant Zeneli dhe Fani Zguro i cili vazhdon te qendroje i hapur per artdashesit ne galerine Promenade ne Vlore. Eshte nje ekspozite e cila konsiston ne prezantimin e puneve te ketyre artisteve shqiptare te cilet sot punojne ne kontekst nderkombetar. Ekspozita e merr titullin prej njeres nga punet e prezantuara ne ekspozite videos se Anri Sales Who Is Afraid of Red Yellow and Green e realizuar ne 2008-en. Ne kete video artisti shqiptar trajton nepermjet planesh fikse nje situate jo te zakonte ku merimangat endin folene e tyre pikerisht mbi dritat e nje semafori pa iu friguar aspak tensionit qe ato krijojne. Alban Muja prezantohet me foton Catch Me te cilen e ka realizuar gjate rezidences se tij ne Santa Fe Institution ne 2007-en foto e cila fikson vete artistin teksa vrapon ne shkretetire duke sfiduar gjithcka me entuziazem. Adrian Paci me videon e tij Nobody Is Romantic Anymore vazhdon kerkimin e nisur qysh heret ne lidhje me figuren dhe pozicionimin e artistit. Ne qender te videos Paci vendos nje personazh te vertete piktorin dhe mikun e tij Ilir Zefi i cili vazhdon te kultivoje nje ide heroike mbi qendrimin e artistit dhe menyren e te berit art. Gjithsesi ironia dhe autoironia e bashkuar me nje tis te holle melankonie dhe e shoqeruar me nje sens kritik nuk e lene personazhin e videos te bjere ne patetizem. Artan Shabani prezantohet me dy foto The Singing Lions ku trajton fenomenin e arkitektures sot menyren se si ne hyme ne marredhenie me te menyren se si e konsumojme ate apo arkitektura ne. Muzika brenda natyres si kornize e historise. Dhe njekohesisht shenjues efemer per kohen e perzene sakaq prej natyres monument i momentit te shfronesuar ndryshk kujtese mbi histori. Duke mos marre me forme te asnje sendi natyror kujtesa gjallon si parazit brenda tingullit evokues dhe tingulli ritransferon prape brenda natyres historine te shkuaren bashke me projektet kontingjente te sendeve trupave qe sjane apo qe sjane po ata. Driant Zeneli prezantohet me videon The dream of icarus was to make a cloud. Duke u transportuar nga nje atlet profesionist artisti kryen nje fluturim ne ajer me parapendio dhe prej saj hedh nje pluhur te bardhe ne ajer duke krijuar nje kondense ne formen e rese. Nje sforcim per te prodhuar nje aksion te shpejte dhe jo aparishent. Reja qendron per pak sekonda dhe sfumohet nga era neper valatat e malit. Fani Zguro prezantohet me foton To Divide It e cila tregon histori te kaluara si per shembull menyra se si adoleshentet dikur per arsye financiare e transformonin nje cigare ne vizore per te qene te barabarte ne pirjen e saj. Ekspozita Who Is Afraid of Red Yellow and Green do te qendroje e hapur per publikun deri me 14 shtator.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›