E Diel, 1 Nëntor 2026

Moszbatimi i vendimit te Kushtetueses ankesa ne NATO e BE

17/09/2010Pogaci Ne nisje te javes mblidhet bordi ekzekutiv i shoqates per marrjen e masave

Ndonese kane kaluar muaj nga shpallja e vendimit te Gjykates Kushtetuese per shfuqizimin e disa neneve te ligjit mbi llogaritjen e pensioneve per ushtaraket e liruar ne rezerve zbatimi i tij duket ende i larget. Institucionet pergjegjese vijojne te heshtin rreth procedures qe do te ndiqet per kete ceshtje te shumeperfolur. Kundrejt kesaj heshtjeje vjen edhe reagimi i perfaqesuesve te ushtarakeve te cilet jo vetem e konsiderojne te patolerueshme por edhe antiligjore zvarritjen qe po i behet vendimit te Kushtetueses. Ne nje prononcim per gazeten Metropol kryetari i shoqates se ish-ushtarakeve Mehdi Pogaci pohon se per kete problematike do te informohen edhe strukturat nderkombetare si NATO dhe BE. Pogaci thekson se ne nisje te javes do te hartohen edhe shkresat perkatese me ankesat ne lidhje me shkeljet qe po i behen zbatimit te vendimit te ndermarre nga Gjykata Kushtetuese. Ne fillim te javes se ardhshme do te mblidhet bordi ekzekutiv i shoqates ku do te percaktohen masat qe do te merren nga kryesia per zvarritjen e zbatimit te vendimit mbi rillogaritjen e pensioneve te ish-ushtarakeve ne pershtatje edhe me rekomandimet e Kushtetueses. Prej disa javesh ne kemi qendruar ne pritje te nje reagimi nga dikasteret qeveritare te mbrojtjes apo financave se si do te zgjidhet kjo ceshtje por pervec heshtjes asgje tjeter nuk na eshte komunikuar. Lidhur me kete situate ne do te depozitojme ankesat tona prane strukturave nderkombetare si NATO dhe Bashkimi Evropian per shkeljet ligjore qe po behen ne kurriz te llogaritjes se trajtimeve per keto kategori. Gjithashtu edhe pse jemi grupi kryesor i interesit ne asnje rast ne nuk jemi thirrur si perfaqesi per te diskutuar per gjetjen e gjuhes se perbashket ne zgjidhjen e kesaj ceshtjeje te shumediskutuar gjate viteve te fundit eshte shprehur Pogaci. Nderkohe qe ka shtuar me tej se Qeveria tashme duhej te kishte miratuar vendimet perkatese te cilat pasqyrojne edhe ndryshimet e bera nga Kushtetuesja ne llogaritjen e mases se perfitimit per te gjitha kategorite qe perfshin ligji. Realisht duhej te kishte nisur zbatimi i vendimit per trajtimin me pensione te parakohshme me pensione te plota te rillogaritura per ata qe kane dale ne pension ne periudhen 1992-1998 dhe qe nuk u jane paguar kontributet si dhe me pensione suplementare per te gjithe ushtaraket e dale ne pension te plote pleqerie para dhe pas vitit 1991 ka perfunduar Pogace.

Perfitimet

Sipas ndryshimeve te bera ne ligj nga Gjykata Kushtetuese ushtaraket pritet te perfitojne te ardhura maksimale nga pensioni i parakohshem pasi vendimi i gjykates rrezoi thelbin e ligjit te hartuar nga Qeveria duke u dhene te drejten ushtarakeve per te marre perfitime maksimale pavaresisht se sa shkon kostoja financiare ne total. Perkundrejt pretendimit te bere nga ish-ushtaraket mbi rrezimin e nenit 29 te ketij ligji gjykata vendosi rrezimin e pikes 2 te nenit 14 te ligjit Per sigurimin shoqeror suplementar te ushtarakeve pike e cila ishte edhe thelbi i ketij ligji duke i sjelle shtetit shqiptar nje fature prej 10 milione eurosh nga zbatimi i tij. Nepermjet ketij ndryshimi eshte aprovuar nga gjykata heqja e te gjitha llojeve te kufizimit qe prekin pensionet e parakohshme te ish-ushtarakeve cka u jep mundesi ketyre te fundit te perfitojne deri edhe 80 per qind te pages qe kane pasur muajin e fundit qe kane lene detyren. Gjithashtu pervec kesaj pagese kjo kategori perfiton edhe kontributet e sigurimeve shoqerore mbi masen e pensionit qe marrin kontribute keto qe paguhen serish nga buxheti i shtetit. Ligji ne fjale sakteson Oficeret nenoficeret dhe ushtaret me pagese/profesioniste me vjetersi sherbimi 15 vjet per burrat dhe 12 vjet per grate gezojne te drejten e pensionit te parakohshem per vjetersi sherbimi ne masen 50 per qind te pages mujore deri ne plotesimin e kushteve per perfitimin e pensionit te pleqerise. Per cdo vit tjeter sherbimi mbi kufirin e mesiperm ushtarakut i jepet nje shtese pensioni ne masen 2 per qind te pages mujore. Ne kete menyre ushtaraket ndonese jane ne pension te parakohshem kane mundesi te perfitojne te ardhura maksimale.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›