E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungesa e dritave, pacienti godet ndihmësmjekun e QSUT

TIRANE - Bluzat e bardha janë bërë sërish viktima të dhunës fizike. Një kryeinfermier është goditur me karrige në kokë në spitalin e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” paraditen e sotme në Tiranë. Nga të dhënat e para mësohet se kryeinfermieri është goditur nga i afërmi i një pacienti.

I plagosur është Ruzhdi Merja, 41 vjeç me detyrë kryeinfermier në repartin e Urologjisë. Nga të dhënat spitalore mësohet se 41-vjeçari ka pësuar plagë të rënda në kokë dhe po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Ende nuk dihen kush është agresori dhe shkaqet e ngjarjes. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›