E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungesa e pedagogeve, Kule: Do punesohen 60 te rinj

Mungesa e pedagogeve ne Universitetin e Tiranes eshte nje fenomen shqetesues prej vitesh, nderkohe qe per kete vit eshte parashikuar punesimi i nje numri te konsiderueshem prej tyre ne 8 fakultete te ndryshme. Keshtu sipas te dhenave do te jane 60 pedagoge te rinj ata te cilet do te kene mundesi punesimi kete vit. Rektori i Universitetit te Tiranes, Dhori Kule thote se tashme te gjitha fakultetet kane shpallur kriteret per punesimin e akademikeve te rinj. “Per pak dite celet viti i ri akademik per Universitetet dhe Fakultetet ne te gjithe vendin. Problemi i pedagogeve por edhe i ambienteve ka qene gjithmone shqetesues per Universitetin e Tiranes, duke qene se kemi edhe numrin me te larte te studenteve qe mesojne tek ne. Ndaj kete vit kemi vendosur per rekrutimin e 60 pedagogeve te cilet do te jene ne 8 fakultete”, ka pohuar Kule. Por nga ana tjeter ngre shqetesimin se fondi i pagave i ardhur nga buxheti i vitit te kaluar nuk i mbulon shpenzimet deri ne fund te vitit per pedagoget aktuale e jo me per te rinjte. Ai thote se pagat do te mbulohen nga te ardhurat dytesore te vete institucioneve, nderkohe qe buxheti per vitin tjeter duhet te parashikoje edhe shlyerjen e borxheve. “Nuk na eshte dhene nje fond pagash per te gjithe vitin akademik. Perdorim deri ne fund te vitit burime financiare nga te ardhurat tona sepse e kemi bindjen se qeveria qe sapo ka filluar pune veshtire eshte t'i pergjigjet nje mangesia te trasheguar me pare", u shpreh Dhori Kule, rektor i Universitetit te Tiranes. Rektori Kule ka reaguar edhe ne ceshtjen e pedagogeve qe mbahen ende ne pune pavaresisht se kane dale ne pension. Ai thote se ata jane te pakte ne numer dhe se ne baze te ligjit te arsimit te larte, personeli akademik me titullin profesor sherben ne detyre deri ne moshen 68-vjec, nderkohe qe ata duhet te paguhen 4% me shume cdo vit gje e cila nuk ndodh thote ai. Nga ana tjeter Kule shprehet se pedagoget ne pension nuk pengojne punesimin e me te rinjve . “Nga 65-68 vjec jane 3-vjet qe ata punojne pasi i ka lindur e drejta e daljes ne pension. Ne konceptin e ligjit te sigurimeve shoqerore per keto tre vjet ato kane te drejte te marrin 12% shtese pensioni pasi eshte e bazuar ne ligj. Raste te tilla jo vetem qe nuk pengojne te rinjte por jane mesazh shume i fuqishem i promovimit dhe zhvillimit te procesit akademik ne Universitetin e Tiranes", tha Dhori Kule. Nderkohe qe dekanet e fakulteteve e quajne antiligjore mbajtjen ne pune te pedagogeve qe kane vite qe kane dale ne pension dhe pengese kryesore per punesimin e me te rinjve qe presin me vite te tera te zene nje vend pune.

Rregullorja e rektoratit

Per vitin akademik do te kene nevoje per pedagoge te rinj. Por rekrutimi i tyre ende nuk ka nisur, nderkohe qe punesimi i tyre behet mbi baze te kritereve qe vendos ky institucion. Sot ne te gjithe vendin perafersisht kemi rreth 10,652 staf akademik, me kohe te plote dhe te pjesshme. Sa i perket daljes ne pension te tyre ligji parashikon qe personeli akademik me titullin profesor sherben ne detyre deri ne moshen 68-vjec.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›