Meta: Bashkepunim me PD, jo konflikte te kota
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta deklaroi dje se mazhoranca do te bashkepunoje me opoziten duke synuar shmangien e konflikteve te kota. Deklarata e kreut te Kuvendit u be dje gjate takimit me Ambasadorin e Republikes Federale te Gjermanise, Hellmut Hoffman, ku u diskutua per bashkepunimin mes dy vendeve. “Qeveria e re ka shume energji te reja dhe Kuvendi do te kontribuoje pozitivisht ne drejtim te rritjes se klimes bashkepunuese mes mazhorances dhe opozites, me qellim forcimin e stabilitetit, menjanimin e konfrontimeve te panevojshme dhe me fokus drejt zhvillimit institucional, social dhe ekonomik te Shqiperise, ne rrugen e integrimit evropian”,- tha kreu i Kuvendit, Ilir Meta. Diplomati gjerman ne Tirane, u shpreh gjate takimit se Shqiperia duhet te projektoje nje imazh te ri ne bote. Ndersa shtoi se Gjermania do te ndjeke me interes luften kunder korrupsionit, krimit te organizuar dhe reformave ne drejtesi. “Ka ardhur koha qe Shqiperia te projektoje nje imazh te ri ne bote dhe se Gjermania do te ndjeke me interes progresin e vendit ne drejtim te forcimit te sundimit te ligjit, luftes kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar, reformes ne fushen e drejtesise dhe permiresimit te klimes ekonomike e sociale”,- tha ambasadori gjerman. Duke i shprehur kreut te Kuvendit urimet per marrjen e detyres se re, ambasadori Hoffman garantoi ne forcimin e rolit mbeshtetes te Gjermanise ne rrugetimin evropian te Shqiperise. Ai gjithashtu premtoi mbeshtetje dhe asistence nga Gjermania per mbarevajtjen e punes se Kuvendit. Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u shpreh se marredheniet mes dy vendeve kane nje rendesi te vecante, jo vetem ne kuader te procesit te integrimit evropian te vendit, por edhe ne planin dypalesh. Lidhur me bashkepunimin parlamentar, Meta shprehu gatishmerine “per thellimin dhe forcimin e metejshem te marredhenieve mes parlamenteve te te dy vendeve”. Po dje kryetari i Kuvendit zhvilloi nje takim dhe me perfaqesuesen e OSBE-se per Lirine e Medias, Dunja Mijatovic. Kreu i Kuvendit tha se vullneti i mazhorances se re eshte per garantimin e lirise se mediave. “Vullneti yne eshte te punojme per zgjidhje konsensuale, qe perfshijne jo vetem aktoret parlamentare, por edhe shoqerine civile, grupet e ndryshme te interesit dhe perfaqesuesit e medias”,- tha kreu i Kuvendit, Ilir Meta.
Konsensusi
“Qeveria e re ka shume energji te reja dhe Kuvendi do te kontribuoje pozitivisht ne drejtim te rritjes se klimes bashkepunuese mes mazhorances dhe opozites, me qellim forcimin e stabilitetit, menjanimin e konfrontimeve te panevojshme dhe me fokus drejt zhvillimit institucional, social dhe ekonomik te Shqiperise, ne rrugen e integrimit evropian”,- tha kreu i Kuvendit.
Konsensusi
“Qeveria e re ka shume energji te reja dhe Kuvendi do te kontribuoje pozitivisht ne drejtim te rritjes se klimes bashkepunuese mes mazhorances dhe opozites, me qellim forcimin e stabilitetit, menjanimin e konfrontimeve te panevojshme dhe me fokus drejt zhvillimit institucional, social dhe ekonomik te Shqiperise, ne rrugen e integrimit evropian”,- tha kreu i Kuvendit.