Mungesa e qendrës shëndetësore, problem për banorët e Vrinës

Prej vitesh, banorët e fshatit Vrinë, në njësinë administrative Xarrë në bashkinë e Konispolit po përballen me probleme. Në këtë fshat, sipas banorëve mungon një qendër shëndetësore duke detyruar që infermjerja të kryejë shërbime për banorët, rrugëve të fshatit! Vështirësitë që shkaktohen, bëjnë të parezultat shërbimin e infermjeres që ende ka mbetur këtu ndaj dhe kërkojnë zgjidhja të jepet e menjëheshme.
“Këtu duhet të ketë një qendër shëndetësore që n’a mungon! Infermjerja e fshatit bën mjekimet në shtëpinë e saj. Ka hapur shtëpinë e saj për të pritur njerëzit. Ndonjëherë, mundohet të n’a shërbejë edhe në mes të rrugës”, thonë banorët!
Në fshatin Vrinë, jetojnë më shumë se 400 banorë, pjesa më e madhe e të cilëve, të moshuar.