Mungesa e reshjeve, “shpëtimi” TEC-i i Vlorës

Drejtori i Korporatës Energjetike Shqiptare, Engjëll Zeqo, ka deklaruar se prodhimi nga hidrocentralet është në kuota minimale për shkak të mungesës së reshjeve, një situatë që është e ngjashme edhe me vendet e rajonit.
"Për muajin dhjetor kemi lidhur kontratat për të pasur një import së bashku me CEZ me rreth 17.5 milionë kwh/ditë. Sigurimi i importit ka vështirësi, pasi edhe rajoni ndodhet në thatësirë të pazakontë, çka ka bërë që të gjitha vendet e rajonit të kërkojnë import", tha Zeqo.
Korporata Energjetike po shikon mundësinë e vënies në punë të termocentralit të Vlorës, çka sipas KESH-it, prodhimi i energjisë atje është i barabartë me energjinë e blerë jashtë vendit.
“Duke qenë se ky është një prodhim i brendshëm, do të na ndihmojë shumë si nga ana teknike për të rritur elementët e sigurisë në sistemin tonë elektro-energjetik, por gjithashtu na ndihmon edhe për të ruajtur sa më gjatë atë rezervë që ne kemi sot në hidrocentralin e Fierzës”, tha Zeqo. Aktualisht, niveli i Fierzës është poshtë kuotës 260 metër, ndaj dhe HEC-et e kaskadës së Drinit punojnë vetëm pak orë në ngarkesën pik gjatë darkës. Mungesa e tejzgjatur e reshjeve dhe të pazakonta për stinën, ka bërë që të ulet ndjeshëm niveli i hidrocentraleve mbi lumin Drin, atje ku prodhohet energjia më e madhe. /Start/
2011-12-01 09:48