Papunesi ne rritje ne eurozone
Norma e papunësisë në Europë ka shënuar një rritje vjetore kundrejt të dhënave të një viti më parë. Të prekur nga papunësia janë si meshkujt edhe femrat. Papunësia mesatare ka shkuar në 10,3% duke shënuar një rekord të ri që nga krijimi i monedhës euro.
Sipas të dhënave të zyrës europiane të statistikave, në muajin tetor papunësia është rritur në vendet si Spanja, Greqia dhe Qipro me një normë në nivele maksimale. Në 12 vende të BE është vërtetur një ulje e numrit të të papunëve, ndërkohë që në 15 shtete të tjera është regjistruar shtim i tyre. Norma e papunësisë për tetorin në Eurozonë është rritur me 0,1% ndaj muajit të mëparshëm. Një vit më parë kjo normë në zonën euro qëndronte në nivelin e 10.1%, ndërsa në BE në 9,6%. Italia ka regjistruar rritjen më të madhe të të papunëve në krahasim me muajin shtator, duke prekur nivelin e 8.5%.
Sipas të dhënave të Eurostat, në BE numërohen 23.554 milionë të papunë, nga të cilët 16.294 milionë janë prekur në vendet e Eurozonës. Kundrejt muajit shtator, numri i personave pa një vend pune është rritur me 130 mijë.
Nga shtetet anëtare të BE nivelin më të ulët të papunësisë vijojnë të kenë Austria, Luksemburgu dhe Hollanda, ku norma nuk e kalon kufirin e 5%.