Fullani Norma baze e interesit per lekun do ulet me 0.25
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, deklaroi të mërkurën se Këshilli Mbikqyrës i BSH-së vendosi të ulë me 0.25% normën bazë të interesit për lekun, me qëllim nxitjen e stimulimin e ekonomisë.
Në një konferencë për shtyp, Guvernatori Fullani tha se treguesit ekonomikë parashikohet të ruajnë trendin pozitiv të rritjes deri në fund të këtij viti, ndërkohë që inflacioni ka shënuar rritje të lehtë, por brenda objektivit të BSH-së. Sipas tij, borxhi publik është nën kontroll dhe kreditimi për biznesin është rritur në nivlin 14% .
Duke argumentuar vendimin e fundit të Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së, Fullani tha se "masa është e duhura dhe do të japë stimulin përkatës për ruajtjen e stabilitetit ekonomik të vendit", ndërkohë, që vijoi ai, BSH-ja do të tregohet e kujdesshme për të patur nën kontroll edhe masën e inflacionit.
"Nëpërmjet këtij vendimi krijohen shanse reale për aktivitetin ekonomik të vendit", tha z. Fullani, duke shtuar se ajo është një kontribut i drejtëpërdrejtë dhe për nxitjen e kreditimit si dhe ndihmon qëndrueshmërinë e mëtejshme të ekuilibrave ekonomikë të vendit.
Gjatë fjalës së tij, Fullani theksoi se politika lehtësuese monetare do të japë një frymëmarrje të re kreditimit në vend, i cili është nën potencialet e veta për kreditim dhe do të ndikojë në rritjen e konsumit.