E Shtunë, 31 Tetor 2026

Verderi refuzon ofertën e Realit për Ozilin

Lajmin e konfirmoi vetë tekniku i “galaktikëve”, Hoze Mourinjo. Sipas portugezit, “Ozili është një futbollist i madh dhe ne do të ishim të lumtur nëse do ta kishim në ekip. Por trajneri i tij nuk ka pranuar”.

Gjithsesi, në një prononcim pas miqësores mes Realit dhe Bajernit të Mynihut, Mourinjo la të kuptohet se nuk ka hequr dorë nga 21-vjeçari, kontrata e të cilit me Verder Bremenin përfundon në fund të sezonit të ardhshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›