Ministria e Punës, dhurata për familjet rome
Ministria e Punës dhe çështjeve Sociale ka organizuar një aktivitet me rastin e festave të fundivitit me familjet e varfra rome, të cilave i janë shpërndarë edhe disa pako me dhurata të ofruara nga donatorët. Aktiviteti është organizuar në Qendrën e Romëve, në Allias . Zv ministrja e Punës , Filloreta Kodra duke u uruar festat , është shprehur se Ministria e Punës do të bëjë sa më shumë përpjekje që ky komunitet të integrohet sa më mirë në shoqëri.
I pranishëm në aktivitet ishte edhe përfaqësuesi i Organizatës ADRA , e cila ishte donatorë për dhuratat e fëmijëve për fundvitin.
Kjo qendër sociale për komunitetin rom , përveç edukimin , u ofron këtyre fëmijëve edhe ushtrimin e një sërë aktivitetesh të ndryshme .