Mungesa e vitamines B12 demton funksionin e trurit

Nje studim i ri thote se mungesa e vitamines B12 mund te jete pergjegjese per renien e funksionit te trurit tek personat e moshuar. Megjithese njerezit zakonisht marrin vitamina B12 nga mishi peshku nenprodhime te qumeshtit dhe te dritherave aftesite e tyre per te asimiluar vlerat ushqyese mund te bllokohen nga nje numer faktoresh sic jane konsumi i tepert i alkoolit anemia dhe crregullime te ndryshme ne sistemin e tretjes. Ekspertet e shendetit thone se vizitat e rregullta mjekesore dhe ndergjegjesimi i publikut mund te shmangin dobesite e funksionit te trurit si pasoje e mungeses se vitamines B12.
Ashtu si muskujt dobesohen e tkurren nga kequshqyerja edhe truri i njeriut fillon te tkurret kur vitamina B12 ne trup nuk eshte e mjaftueshme.
Mjeku neurolog Michael Yokelson thote se vitamina B12 eshte pjese e rendesishme perberese e neuroneve qe transmetojne sinjale ne tru si dhe ushqim kryesor i qelizave te trurit.
Dr. Michael Yochelson eshte neurolog ne Spitalin Kombetar te rehabilitimit ne Uashington.
Ai thote se lidhja midis mangesise se vitamines B12 dhe humbjes se vellimit te trurit eshte e rendesishme te dihet per shkak se kjo vitamine luan nje rol kyc ne aftesite e njeriut per njohje a per te mesuar.
Dr. Martha Claire Morris eshte nje nga autoret e studimit.
Ajo thote se gjate studimit u zbuluan prova se mangesia e vitamines B12 shoqerohej me tkurrje te trurit dhe shtimim te intensitetit te tij. Gjithashtu u konstatua se mangesia e vitamines B12 lidhej me nivelin e ulet te njohjes.
Peshku mishi bulmeti dhe ushqime te pasura me proteina jane burime te mira te vitamines B12. Neurologu Michael Yochelson thote se dietat me baze bimore si dhe dieta te larta ne karbohidrate jane te varfera me vitamine B12.
Ai beson se njerezit ne mbare boten duhet te marre vitamine B12 shtese - ne formen e pilulave injeksione - per te parandaluar nje lloj humbjeje ne funksionin e trurit.
Dr Yochelson thote se eshte me rendesi qe njerezit te kryejne analiza per te kontrolluar here pas here nivelin e vitamines B12 ne organizmin e tyre sepse keshtu do te parandalohej cdo mangesi e saj ne organizem.
Dr Yochelson thote se studimi i kryer mes personave 65 vjecare duhet te sherbeje si baze per kerkime te tjera mes personave te moshave me te reja vecanerisht ne Afrike Azi Jugore dhe Amerike Jugore e Qendrore rajonet me shkallen me te larte mangesie te vitamines B12.