Boeing njofton planet per ndertimin e taksive

Kompania amerikane e avioneve Boing beri te njohura planet per ndertimin e taksive te hapesires ne nje hangar te Florides qendrore qe dikur sherbente per mbajtjen e anijeve te hapesires. Marreveshja e Boingut me agjencine Space Florida e cila financohet nga shteti do ta lejoje kompanine ta jape me qira Hangarin Orbital ne Qendren Kenedi te Hapesires ne Kepin Kanaveral te Florides. Kompania Boing ka ne plan ta perdore hangarin per prodhimin e nje kapsule me 7 vende pasagjeresh me te cilen te cohen njerez dhe objekte te nevojshme ne hapesire. Ky projekt pritet te krijoje rreth 500 vende pune per specialiste te teknologjise se larte ne Florida deri ne vitin 2015.