E Diel, 1 Nëntor 2026

Tregjet financiare reagojne negativisht ndaj komenteve te kryeministrit grek

Tregjet financiare evropiane shenuan renie te konsiderueshme sot si reagim i nje propozimi te kryeministrit grek Jorgos Papandreu per mbajtjen e nje referendumi lidhur me planin per te cilin udheheqesit evropiane arriten marreveshje javen e kaluar.

Disa nga indekset kryesore te tregjeve evropiane rane sot 25 per qind deri ne 4 per qind gjate transaksioneve te mengjesit. Zoti Papandreu e ka mbeshtetur me force planin i cili mund ta pakesoje me rreth 140 milione miliarde dollare borxhin e Greqise nderkohe qe vendi i tij duhet ti nenshtrohet disa masa te ashpera shumevjecare. Por kryeministri grek i tha dje socialisteve ne pushtet ne parlamentin grek se plani do te zbatohet vetem me miratimin e vullnetit te popullit.

Udheheqesit evropiane dhe ata boterore e vleresuan miratimin e planit i cili synon pakesimin e borxhit grek dhe qetesimin e tregjeve financiare te cilat kane pasqyruar gjendjen e pasigurte te krijuar nga rreziku i mospagimit te borxhit nga Athina. Por populli grek ka zhvilluar protesta nganjehere te dhunshme per muaj me radhe per te shprehur kundershtimin ndaj masava te ashpera financiare te kerkuara nga kreditoret nderkombetare si rritja e taksave dhe shkurtimi i shpenzimeve qeveritare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›