E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungesa ne planifikimet e hekurudhave evropiane

Bashkimi Evropian mbeshtete qarkullimin hekurudhor ne mbare Evropen. Por rrjeti i fuqishem i qarkullimit hekurudhor po rritet ngadale. Kete verejtje e ben edhe Henri Grethen nga Zyra e Kontrollit te Larte Evropian.

Qarkullimi hekurudhor gjendet para sfidave te medha. Vellimi i transporteve do te duhej te rritej ne dekadat e ardhshme ne vecanti sa i perket transportit te mallrave por hekurudhat megjithe qarkullimin me efikas dhe megjithe ruajtjen e mjedisit nuk do te shenojne ndonje rritje te madhe tha ai.

Bildunterschrift Dallime te medha ne kualitetin e hekurudhave.

Po pse nuk do te shenohet ndonje rritje ne qofte se hekurudhat kane kaq shume perparesi Grethen mendon se kjo ka te beje me faktin qe hekurudhat jane nen kompetencat e shteteve dhe jo Bashkimit Evropian. Dhe kjo ka pasojat e veta.

Ne rrjetet hekurudhore te shteteve te ndryshme ka dallime zbraztesira dhe mungese koordinimi. Nje pjese e infrastruktures eshte shume e vjeter dhe duhet te nderrohet. Ne shume vende duhet te ndertohen tunele ura apo hekurudha te reja qe kushtojne me miliarda euro shpjegon Grethen.

Kur behet fjale per shuma kaq te medha atehere secili e mendon mire se a ka llogari te investohet. Kete llogari e bejne edhe perfaqesuesit nga Zyra e Kontrollit te Larte Evropian ne projektet qe bashkefinancohen nga buxhetet e BE-se. Rezultati eshte ia vlene te investosh gati ne te gjitha projektet por ka mundesi edhe per permiresime.

Ne nje pjese kursen ne tjetren shpenzon

Gareth Roberts kete e shpjegon me nje shembull ne hekurudhen Berlin-Palermo. Qerkullimi i shpejte mes Nyrembergut dhe qytetit Ingolstadt ne Gjermani i kursen udhetarit 25 minuta. Por ne te njejten hekurudhe ne stacionin kufitar mes Austrise dhe Italise ne Alpe behet kontrolli teknik i mallrave ndonese nje kontroll i njejte eshte bere pak ore me pare ne Mynih. Kontrolli zgjate poashtu 25 minuta shpjegon ai. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Peter Liese

Roberts ka konstatuar se ne kete rast mungon koordinimi mes autoriteteve te shteteve te ndryshme. Deputeti kristiandemokrat Peter Liese pohon se shpesh mungon edhe vullneti politik per bashkepunim. Ai shpreson se gjerat do te ndryshojne.

Komisioni Evropian do ta beje kete. Por per fat te mire ekzistojne edhe iniciativa ekonomike ne kete drejtim sepse ne nuk mund te ndertojme aq shume rruge sa na duhen per te zgjidhur kete problem. Prandaj duhet shtuar edhe presionin ndaj politikes pohon ai.

Nje shembull tipik paraqet ndertimi i hekurudhes se shpejte nga Gjermania deri ne Bruksel e cila ka zgjatur kater vite. Para pak kohe qarkullimi i trenave me shpejtesi te larte ka filluar edhe drejt Londres qe do te thote se gjera megjithate po levizin.

Autor Christoph Hasselbach/Bahri Cani

Redaktoi Elert Ajazaj

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›