Me kualifikim te larte por me prejardhje te huaj - jo e lehte te gjesh pune

Ne konkurrencen per perfitimin e kuadrove me te mira nga vendet tjera Gjermania nuk gjendet nder vendet e para evropiane. Studimet e Institutit per hulumtimet e levizjeve te popullates dhe Dhomes per Industri dhe Tregti deshmojne se te huajt me kualifikime te larta nuk jane teper te interesuar per Gjermanine.
Serkan Kaygisiz ka mbaruar per matematike ne vendlindjen e tij ne Turqi me rezultate te shkelqyeshme. Por ne Gjermani ai u jep femijeve mesim vetem vullnetarisht. Atij nuk i lejohet qe zyrtarisht te punoje ne shkolla sepse autoritetet gjermane nuk e njohin diplomen e marre ne Turqi. Ai nuk ka mundur te gjeje nje pune te mire madje as pas kryerjes se masterit gjermano-turk ne Universitetin e Kelnit. Une perpiqem ti motivoj femijet qe te shkojne ne studime. Por ata me pyesin natyrisht Ju keni dy diploma keni studjuar e megjithate jetoni nga ndihmat sociale. Pse atehere ne duhet te studjojme kur ne Gjermani nuk kemi asnje shans pohon Serkan Kaygisiz.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift
Megjithate zevendeskryetari i Shoqates per Integrim ne Leverkuzen perpiqet qe ti motivoje femijet me prejardhje migrantesh. Prej 1 majit edhe ai vete ndjek kursin ne programin Aqua te fondacionit Otto-Benecke ne Bon. Ky program u ofron akademikeve te papune nga Gjermania apo vendet tjera qe te kualifikohen per pune te tjera prej mesimdhenesve e deri ne mjekesi.
Serkan Kaygisiz ndjek nje kurs ne Bohum dhe vullnetarisht jep mesim ne nje shkolle ne Leverkuzen. Dallimet mes ligjeratave ne Turqi dhe ne Gjermani mund te verehen vetem ne shikim te dyte. Matematika ka gjuhen e vet. 2 - 2 bejne kater si ne Turqi ashtu edhe ne Gjermani Angli apo vendet tjera. Por roli i mesuesit ne Turqi ndryshon nga ketu. Ne Turqi mesuesi i takon ne nje fare menyre familjes sepse kur prindi per here te pare vjen me femijen ne shkolle te thote femija tani te takon ty. Nxenesit kane respekt ndaj mesuesit me shume se ne Gjermani. Ketu prinderit e shohin mesuesin si kundershtar dhe nuk bashkepunojne. Te shpeshten e rasteve e shikojne si kundershtar.
Veshtiresi per nostrifikimin e diplomave
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift
Shume migrante mendojne se ne Gjermani ekziston nje mal i vertete sa i perket njohjeve te diplomave. Serkan Kaygisiz thote se procedura gati qe nuk mund te kuptohet ne 2003 i jane njohur ne Gjermani vetem tre semestra te matematikes ndersa ne vitin 2009 i jane njohur gjashte semestra.
Mirepo edhe kur njihet diploma e arritur ne ndonje vend tjeter rruga ne tregun gjerman te punes mbetet e mbyllur. Nje pervoje te hidhur ka pasur edhe Aurel Ciumac nga Moldavia. Si inxhinier elektronik ai ka ardhur se bashku me familjen ne Gjermani ne vitin 2003. Diplomen ia kane njohur pas disa muajve. Por pese vite te tera eshte paraqitur parreshtur ne konkurse te ndryshme por pa sukses. Ai ka gjetur pune vetem pas perfundimit te kursit Aqua ku eshte njohur dhe me perfaqesues te sipermarrjeve gjermane. 35 vjecari punon tani ne sipermarrjen Siemens AG.
Tani kam mundesi per kualifikim te metejme si inxhinier. Ajo qe me gezon ne punen time eshte qe tani kam te bej me teknologji te reja me gjera te cilat gjithmone kam kerkuar dhe ku gjithmone mund te mesosh dicka te re thote Ciumac.
Tregu gjerman i punesjo shume atraktiv per te huajt
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift
Per fat te keq rastet si ky jane te rralla ne Gjermani. Sipas te dhenave te Ministrise se Punes ne Gjermani cdo i dyti migrant me ndonje diplome fakulteti punon ne vende ku kerkohen kualifikime shume me te uleta. Nderkohe qe tregu gjerman i punes nuk eshte edhe aq atraktiv per te huajt pohon drejtuesja e programit Aqua Dagmar Maur. Mendoj se gjendja do te ndryshonte sikur ne Gjermani te ndryshonte kultura e pranimit te te huajve. Atyre u duhet thene faleminderit qe keni ardhur dhe ne do tju ndihmojme ne rrugen tuaj. Mendoj se kjo do te hapte kushte te reja per ardhjen e te huajve te kualifikuar.
Mahmoud Atris e ka perjetuar edhe vete kete mungese kulture per pranimin e te huajve. 25- vjecari nga Libani eshte nje shembull i te kualifikuarve qe kerkohen ne kete vend. Ne Bohum ka kryer studimet ne inxhinieri ndertimi dhe eshte afer perfundimit te studimeve master. Gjermanishtja e tij eshte perfekte. Njekohesisht ai punon edhe ne qendren gjeometrike ne Bohum por kjo nuk ka lene ndonje pershtypje tek zyra per te huajt ne Gelzenkirhen e cila ka refuzuar tia jape lejen e qendrimit te perhershem ne Gjermani pa asnje shpjegim Une jam nje person i integruar plotesisht dhe me diplome gjermane. Pra nuk e kam problemin e njohjes se diplomes por megjithate duan te me largojne...
Si refugjate nga Libani prinderit e tij kane jetuar ne Gjermani nje kohe te gjate nga ndihmat sociale. Tani ai ka deshire qe shtetit gjerman tia ktheje sherbimet e dikurshme permes punes tatimeve dhe kontributeve te tjera si i punesuar ne qofte se shteti i lejon te mbetet ne kete vend.
Autor Alexandra Scherle/Bahri Cani
Redaktoi Angjelina Verbica