Mungese dritash dhe flake qiriri ne qytetin e gurte

Permbytjet/ Komuniteti eshte i detyruar te vuaje mungesen e energjise edhe pse nje investim prej 37 milione eurosh i perfunduar prej dy vitesh perdoret vetem per 20 per qind te popullsise.
GJIROKASTR- Erresire e plote per 13 ore me radhe per Gjirokastren dhe komunat perreth nderkohe qe nje shtepi eshte perfshire nga flaket per shkak te harrimit te nje qiriu ndezur. Per te dyten here brenda nje muaji nenstacioni elektrik permbytet nga ujerat e lumit Drino ndersa komuniteti eshte i detyruar te vuaje mungesen e energjise edhe pse nje investim prej 37 milione eurosh i perfunduar prej dy vitesh perdoret vetem per 20 per qind te popullsise.
Zjarri
Mungesa e energjise gjate nates per pak ka rezultuar fatale per nje familje ne lagjen 18 shtatori. Mesohet se ne katin e pare te nje pallati ne banesen e shtetasit Niko Gjini 86 vjec kane marre flake nje dhome dhe kuzhina e gatimit. I zoti i baneses shtetasi Niko Gjini i cili banonte i vetem ne kete banese ka mundur te dale jashte pa demtime djegieje por i asfiksuar nga tymi dhe menjehere eshte transportuar per ne spitalin rajonal Gjirokaster dhe eshte jashte rrezikut per jeten. Ne vendgjarje ka mberritur menjehere edhe reparti zjarrfikes ku me nderhyjen e menjehershme te tyre u be e mundur venia nen kontroll e zjarrit dhe pas 40 minutash zjarri u shua plotesisht. Si pasoje e zjarrit pati vetem deme materiale salloni dhe kuzhina e gatimit u dogjen plotesisht ndersa dhoma e gjumit nuk u perfshi nga zjarri. Grupi hetimor nga veprimet e para te kryera ne vendngjarje ka konstatuar se shkaku i zjarrit ishte nje qiri i lene ndezur gjate nates nga i zoti i baneses- u shpreh zedhenesi i policise se Gjirokastres Gentian Mullai lidhur me kete ngjarje.
Mungesa
Permbytja e nenstacionit elektrik dhe qendrimi per ore apo dite te tera pa energji elektrike gjate vjeshtes dhe dimrit jane kthyer prej vitesh ne nje makth per banoret ndersa jeta ne qytet thuajse paralizohet. Nenstacioni i vjeter elektrik i ngritur ne buze te lumit Drino me shume se 43 vjet me pare eshte nder me antiket ne Shqiperi e qe nuk ka njohur pothuajse asnjehere investime. Sikur te mos mjaftoje amortizimi ndertimet pa kriter mbi kolektore e kthimi i ujerave te lumit Drino ne kosh mbeturinash ku depozitohet gjithcka nga inertet e deri te mbetjet urbane kane bere qe ky i fundit te dale nga shtrati e te permbyte rruge toka bujqesore biznese e nenstacionin.
Nisur nga kjo problematike e mbartur dhe mjaft shqetesuese ne vitin 2006 filluan punimet per ndertimin e nenstacionit te ri elektrik ne vendin e quajtur Gerhot buze rruges nacionale Tepelene-Gjirokaster me nje investim te qeverise gjermane ne shifren e 37 milione eurove prej te cilave 26 milione euro do te perdoreshin per ndertimin e nenstacionit dhe pjesa e mbetur prej 11 milione eurosh per shtrirjen e linjes 20 kw.
Por edhe pse ndertimi i nenstacionit me parametra bashkekohore ka perfunduar prej me shume se dy vitesh nje e treta e qytetit te Gjirokastres por edhe disa komuna perreth vuajne mungesen e energjise pasi jane ende te lidhura me nenstacionin e vjeter. Jane vetem dy fidra te qytetit te lidhur me nenstacionin e ri e qe nuk mbeten ne erresire nje pjese e lagjes 18 Shtatori ku ndodhen edhe disa prej institucioneve me te rendesishme si Drejtoria e Policise se Qarkut Gjykata Prokuroria spitali rajonal Omer Nishani universiteti Eqrem abej etj si dhe nje pjese e lagjes Kodra e Shtufit. Nuk jepet asnje arsye pse OSSH-ja nuk ben edhe lidhjen e zonave te tjera ne nje investim te perfunduar e qe komuniteti e ka domosdoshmeri per te mos vazhduar te lidhe energjine elektrike me tekat e motit. Vetem ne muajin nentor banoret e Gjirokastres kane perballuar dy here mungesen e energjise heren e pare per rreth 26 ore ndersa nje dite me pare per 13 ore me radhe.