Mungesë kuorumi në Kuvend, shtyhet votimi për anëtarët e Komisionit Rregullator të KQZ-së

Pas largimit të opozitës nga salla e Kuvendit gjatë seancës së djeshme, Kuvendi i Shqipërisë sqaroi publikun lidhur me procesin e votimit të disa pikave të rendit të ditës, që lidhen me përzgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Rregullator të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Në njoftim theksohet se këto pika ishin pjesë e një vendimmarrjeje të dakordësuar më herët mes mazhorancës dhe opozitës, e planifikuar për t’u votuar më 30 tetor 2025.
Megjithatë, për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm prej tre të pestave të deputetëve, procesi i votimit për emrat e propozuar nuk u finalizua, dhe Kryetari i Kuvendit njoftoi se votimi do të përsëritet në seancën plenare të radhës.
Gazetar: Omer Saraçi
/rtsh.al/