Rama: Rruga Elbasan – Qafë Thanë po merr formë, punimet po ecin me ritëm të shpejtë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin për projektin e ndërtimit të rrugës Elbasan – Qafë Thanë në një postim në rrjetin social Facebook.
Rama theksoi se nënkalimi hekurudhor dhe mbikalimi automobilistik janë ndërtuar tashmë, ndërsa procesi i formimit të trupit të rrugës po ecën me përparim.
Gjithashtu, Rama shkruan se 80% e binarit është hapur dhe puna ka avancuar edhe me aplikimin e konglomeratit bituminoz dhe materialeve lidhës, duke shënuar progres të rëndësishëm në këtë projekt madhor infrastrukture.
“Rruga e re Elbasan – Qafë Thanë po merr formë dita-ditës. Në Faza II e projektit, 70% e punimeve janë përfunduar, ndërsa nënkalimi hekurudhor dhe mbikalimi automobilistik janë ndërtuar tashmë. Punimet po ecin me ritëm të shpejtë në formimin e trupit të rrugës: 80% e binarit është hapur dhe po punohet për shtresat e rrugës, ku ka përfunduar aplikimi i konglomeratit bituminoz dhe materialit lidhës”, shkruan Rama.
/rtsh.al/