Mungesë librash për shkollat nëntë-vjeçare
Dhe pse po afron data për fillimin e mësimt, në shkollat nëntë vjeçare ende ndihet mungesa e teksteve shkollore. Këtë vit ndryshe nga vitet e kaluara janë eleminuar disi rrathët e gjata para dyerve të pikave të shtjeve të librit shkollor, por mbetet problem ekzistent mungesa e teksteve. Duke qënë se për këtë vit shkollat përdorin tekste të ndryshme alternative dhe mungesat nuk janë të njëjta, por në varësi të shkollave. Në përgjithësi tekstet që mungojnë janë ato të gjuhëve të huaja. Përshembull në pikën e shitjes “21 Dhjetori” problemi kryesor ishin tekstet e gjuhës frënge. Ashtu si thotë dhe shitësja e kësaj pike, shtepia botuese që është përgjegjëse për këto botime nuk u ka kthyer një përgjigje të saktë se kur do i nxjerrë në shitje, por vazhdon ti mbajë me shpresa se ato do të jenë gati së shpejti. E njëjta situatë paraqitet dhe ne një pikë tjetër shitjeje në rrugën “Myslym Shyri”. Në ndryshim nga e para këtu mungojë tekstet e gjuhës angleze. Edhe në këtë rast pronarja e pikës së shitjes konfirmon se ende nuk dihet se kur këto libra do të jene gati për në duart e blerësve pasi dhe Ministria e Arsimit ku ata janë interesuar nuk u ka kthyer një përgjigje difinitive.Por dhe pse ky është një problem i rëndësishëm, një problem ende dhe më i madh për blerësit mbeten çmimet e librave. Shumica e blerësve thotë se këto çmime janë përtej normales. Duke pritur për të blerë libra për fëmijët e saj zonja Flora shprehet që “Librat janë aq të shtrenjtë sa për njerëz me nje rrogë si puna jonë, duhet të mbetemi pesëmbëdhjetë ditë pa bukë për të blerë librat e fëmijeve”. Gjithashtu dhe zoti Besim që është një prindt tjetër thekson se “ Çmimet jane shumë të larta, por për fëmijët e vet njeriu bën gjithçka ndaj dhe unë po i blej këto libra pavarësiht se rrezikoj të mbetem pa blerë një pjesë të rëndësishme të ushqimeve për këtë muaj”. Por këta janë veç disa nga personat që kanë një problem të tillë pasi pas tyre fshihen dhe shumë të tjerë. Pra tashmë ndodhemi përpara dy problemeve që duan një zgjidhje sa më të shpejtë. Së pari, Ministria e Arsimit duhet të zgjidhi sa më parë furnizimin me libra të gjithë shkollave sepse kane mbetur dhe pak ditë nga fillimi i vitit shkollor dhe së dyti ajo duhet të mendojë një zgjidhje për të gjithë ata persona që nuk kanë mundësi financiare tu blejnë libra fëmijëve të tyre. Por mbetet fakt që nga ky vit i ri shkollor na ndajnë dhe pak ditë ndaj zgjidhja e menjëhershme e këtyre problemeve duket e pamundur. Gjithsesi gjithçka mbetet për tu parë në datën 15 shtator.