E Shtunë, 31 Tetor 2026

ARMO, Këshilli i Ministrave miraton kontratën e privatizimit

Këshilli i Ministrave miratoi sot kontratën e privatizimit të 85 për qind të aksioneve të shoqërisë ARMO. Duke e konsideruar si çështjen kryesore të rendit të ditës së mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Kryeministri Sali Berisha tha se kontrata për privatizimin e ARMO-s u arrit pas përfundimit me sukses të procesit të negociatave dhe blerës të saj janë kompanitë “Amra Oil sh.a” dhe konsorciumi “Refinery Associates of Texas, Anika Enterprises & Mercuria Energy Group".

Shitja e kësaj kompanie tek konsorciumi tani pritet që të kalojë edhe në parlament. Investitori strategjik ka deklaruar se është gati të derdhë menjëherë në buxhetin e shtetit shumën e blerjes së aksioneve, sapo marrëveshja të miratohet në seancë plenare. Gjithashtu, përfaqësuesit e konsorciumit kanë bërë të ditur se nuk do të ketë shkurtime nga puna, përkundrazi, do të shtohet fuqia punëtore si dhe do të rriten me 30 për qind pagat e punonjësve, që në muajin e parë që do të marrë nën administrim “ARMO”-n.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›