Mungojnë avokatët, Mediu drejt mbylljes së çështjes
07/07/2009 Dështim i plotë i drejtësisë
TIRANË- Ndërsa pritej me shumë interes hapja e procesit gjyqësor kundër ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, përsëri jemi përballur me kërkesën për shtyrje. Asnjë prej avokatëve mbrojtës nuk ndodhej në sallën e gjyqit, ndërkohë që banka e Prokurorisë ishte e kompletuar. Po kështu edhe trupi gjykues ishte zëvendësuar pas largimit të gjyqtares Irma Bala. Ardian Nuni, i larguar për disa kohë jashtë vendit, u rikthye këtë herë për të qenë pjesë e trupës gjyqësore që do të gjykoi Fatmir Mediun. Ndërkohë ajo që pritej ndodhi. Seanca gjyqësore nuk u zhvillua. Avokatët në pamundësi për të qenë në sallën e gjyqit njoftojnë gjykatën me faks se janë bllokuar në qytetin e Kukësit për shkak të angazhimeve dhe për një arsye tjetër që lidhet me bllokimin e tunelit të Kalimashit. “Të nderuar gjyqtarë, për shkak të angazhimeve tona ndodhemi në qytetin e Kukësit. Ne kishim planifikuar kthimin sot në mëngjes, por mbyllja e tunelit nuk na e mundësoi një gjë të tillë. Në këto kushte në pamundësi të paraqitjes sonë, kërkojmë shtyrjen e procesit në një ditë tjetër”. Kjo ishte përmbajtja e faksit të lexuar dje nga relatori i çështjes, Besnik Imeraj. Pas kësaj deklarate ka reaguar edhe Prokuroria, e cila e quajti qesharake pretendimin e mbrojtjes. Sipas Prokurorisë, tuneli me vendim të Këshillit të Ministrave mbyllet në orën 11.00, ndërkohë që avokatët duhej të kishin mbërritur për gjyq. Të ndodhur në këto kushte gjykata caktoi datën 14 shtator si do të presë seancën e radhës. Por burime pranë organit të Prokurorisë bëjnë të ditur se procesi po shkon drejt mbylljes. Në seancën e djeshme pati edhe reagime nga familjarët e dëmtuar. Ata me anë të avokates Blerta Kraja tentuan të ndërhyjnë në seancë për të bërë një deklaratë kundër ndarjes së çështjes. Por gjyqtari Besnik Imeraj i ndërpret fjalën duke i kujtuar se nuk është e legjitimuar në këtë proces dhe nuk ka të drejtën e fjalës. Po kaq të irrituar ishin edhe familjarët, të cilët u shprehen se kanë kohë që presin vazhdimin e gjyqit dhe nuk pajtohen me qëndrimin që ka mbajtur deri n këto momente ish- ministri i Mbrojtjes. Dosja e dytë e Gërdecit pas asaj të Mediut ndodhet në shkallën e parë dhe pritet që në datë 15 korrik të hapet seanca nga gjyqtari Ridvan Hado, i cili është duke njoftuar palët në proces. Po kështu pritet që në seancën e parë të pritet edhe kërkesa për veçimin e çështjes.