Tenton të hyjë në banesë, më pas rreh nënë e bijë
07/07/2009 Arrestohet 32-vjeçari. Një javë para dhunës u përpoq të futej në banesë, u padit nga gruaja
DEVOLL-Një shtetas 32-vjeçar, Pandi B., banor i fshatit Tren në rrethin e Devollit, u arrestua një ditë më parë nga policia e këtij rrethi për dhunë ndaj dy femrave.
Ngjarja
Nga burimet e policisë mësohet se ky shtetas rreth një javë më parë kishte tentuar të hynte në mesnatë nga dritarja në shtëpinë e një gruaje, por që nuk kishte mundur ta realizonte qëllimin e tij, pasi ishte pikasur nga gruaja, e cila të nesërmen e kishte denoncuar në polici. Megjithatë, 32-vjeçari edhe pse i denoncuar, një javë më pas dhunon të njëjtën grua, 46-vjeçaren L. S. dhe bijën e saj. Në lidhje me këtë çështje policia sqaron se arrestimi në flagrancë i 32-vjeçarit u bë në datën 06.07.2009, pasi ky shtetas në datën 05.07.2009, rreth orës 18.00, ndërsa ndodhej pranë një lokali në fshatin Progër të rrethit Devoll, kishte ushtruar dhunë fizike, duke i shkaktuar plagosje shtetases L. S., banuese në fshatin Progër dhe vajzës së saj. Ndërkohë burimet policore nuk kanë sqaruar sepse ndaj dhunuesit të banesës nuk është marrë asnjë masë paraprake, madje ai ka guxuar dhe të dhunojë fizikisht gruan me gjithë ë bijën, të cilat më parë dhe i kishte terrorizuar në mes të natës. Mendohet se reagimi me goditje, sharje ndaj dy femrave është bërë pikërisht për shkaqe hakmarrjeje të padisë që kishte ngritur gruaja ndaj 32-vjeçarit. Ndërkaq bëjnë të ditur burimet e policisë janë kryer veprimet hetimore dhe procedurale për veprën penale të “Plagosjes së lehtë me dashje”, parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal. Ndërkohë burimet në fjalë theksojmë se shtetasi P. B. është edhe autori i dhunimit të banesës së këtyre dy shtetaseve, ngjarje kjo e ndodhur në datën 29 qershor të këtij viti.