Parashikimi, drejt rënies të ardhurat nga privatizimet
07/07/2009 Këtë vit pritet privatizimi i Hekurudhave dhe porteve të Vlorës, Sarandës dhe Shëngjinit
Të ardhurat që parashikohet të mblidhen në buxhet për katër vitet e ardhshme do të tkurren. Ky është parashikimi i ekspertëve të financave prej 2009-s e deri në 2012-n. Analiza e treguesve makroekonomikë rezulton me një përkeqësim të shifrave, që do të arrijnë sipas ekspertëve në 200 milionë lekë të reja, nga 5,5 miliardë lekë që kanë qenë në 2008 dhe 13,2 miliardë në 2007. Aktualisht, procesi i privatizimeve është drejt përfundimit dhe dy vitet e kaluara kanë qenë ato me ritmet më të larta të privatizimeve, duke realizuar edhe kurbën më të lartë të të ardhurave në buxhet. Mundësitë që ofrohen aktualisht për privatizime janë në disa sektorë strategjikë si energjetika, nafta, gazi dhe telekomunikacionet, mes të cilave futen privatizimi i sistemit të transmetimit të energjisë, kompania shtetërore e përpunimit të naftës, fabrika Mekanike e Naftës në Kuçovë, apo sistemi i furnizimit me ujë në Berat dhe Kuçovë.
Privatizimet
Ministria e Ekonomisë parashikon që të përfundojë procedurat për privatizimin e paketës kryesore për sektorin e transmetimit të energjisë elektrike, paketën e mbetur të aksioneve për shoqërinë Armo sh.a, privatizimin e plotë të paketës shtetërore në shoqërinë e telefonisë celulare AMC dhe në Albtelekom, si dhe përgatitja për ristrukturim dhe privatizimin e shoqërive të Drejtorisë së përgjithshme të Hekurudhave dhe porteve të Vlorës, Sarandës dhe Shëngjinit. Këto janë objektivat e vendosura prej këtij dikasteri për këtë vit.
Investimet e huaja
Ministria e Financave parashikon që Investimet e Huaja Direkte të qëndrojnë në të njëjtat nivele që kanë qenë gjatë dy viteve të fundit, pra rreth nivelit prej 5.6 për qind të PBB-së. Por në dallim nga dy vitet e shkuara 2007, 2008, ku një pjesë e mirë e flukseve hyrës të IHD kanë qenë privatizime të disa ndërmarrjeve publike, për vitet në vijim parashikohet që pjesa dërrmuese e tyre të jenë të tipit "green - field". Sa i takon investimeve në energjetikë, ato zënë edhe pjesën dërrmuese në investimet e huaja direkte. Sipas burimeve zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, janë një numër i madh projektesh që kanë nisur të zbatohen këtë vit për krijimin e burimeve të reja prodhuese të energjisë. Aktualisht kanë nisur procedurat për dhënien me koncesion të 70 hidrocentraleve. Një tjetër fushë me interes për të huajt është sektori i hidrokarbureve. Burime nga Ministria e Energjetikës bëjnë të ditur se kompani të shumta kanë shfaqur interes për fushën e kërkimit dhe të prodhimit të naftës dhe gazit në territorin shqiptar.
Investimet publike
Ekspertët e financave kanë projektuar që investimet publike të rriten me një ritëm prej 1.5 për qind krahasuar me dy vite më parë ku ato janë rritur përkatësisht me rreth 13 e 8 për qind respektivisht për vitet 2007-s e 2008-s. Sipas tyre, një nga faktorët përcaktues në ritmin e rritjes të investimeve private së projektuar për vitin 2009 është një ritëm rritjeje më i ulët i kreditimit të sektorit privat gjatë 2009-s. Investimet private vitet e fundit janë përqendruar kryesisht në ndërtim, si ndërtesa për ushtrimin e aktiviteteve të bizneseve e ndërtesa banimi dhe teknologji, si rinovim teknologjie, zgjerim i kapaciteteve prodhuese e mirëmbajtje e tyre.
Privatizime të realizuara vitet e fundit:
* Mars 1997, Seament përfitoi 70 për qind të aksioneve shtetërore të Fabrikës të Çimentos në Elbasan bashkë me 70 për qind të gurores.
* Në vitin 2000 u privatizua operatori i telefonisë së lëvizshme (AMC).
* Në vitin 2000, Banka Kombëtare Tregtare (BKT) u privatizua nga një partneritet i investitorëve të huaj, i cili përfshinte Kentbank (Turqi), Korporatën Ndërkombëtare të Financës (Banka Botërore) dhe Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).
* Shkurt 2001, u dha një licencë e dytë GSM tek një partneritet i huaj i përbërë nga Vodafone (Angli) dhe Panaton (Greqi).
* Në 2003, Banka e Kursimeve e Shqipërisë u privatizua nga banka e mirënjohur austriake, Raiffeisen Bank.
* Maj 2008, ARMO u privatizua nga Refinery Associate e Teksasit, Anica Enterprises dhe Mercuria Energy Group.
* Në shtator 2008, 75 për qind e aksioneve shtetërore të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) iu shitën CEZ.
* Dhjetor 2008, përfundon shitja e 61 për qind të aksioneve të Kompanisë shtetërore të Sigurimeve INSIG për 25 milionë euro nga kompania amerikane “American Reserve Life Insurance”. Shteti kishte 61 për qind të aksioneve, ndërsa 35 për qind e aksioneve janë të BERZH dhe IFC, secila nga 19.5 për qind.
* Shkurt 2009, Kompania Cosmote Mobile Telecommunications SA ka blerë për 48.2 milionë euro 12.6% të aksioneve, nga 15% që shteti shqiptar ka në kompaninë AMC.
* Mars 2009, u shitën 40% e aksioneve të Bankës së Bashkuar të Shqipërisë, të cilat u blenë nga Banka Islamike për Zhvillim.
Treguesit kryesorë makroekonomik:
Viti 2005 2006 2007 2008 2009 2010 2011 2012
Të ardhura nga privatizimet 0.9 2.0 13.2 5.5 0.2 0.3 0.3 0.3
në miliard lekë
Investimet e huaja
Investitorët e huaj kanë pasur interes për të investuar në vendin tonë, përpos efekteve të krizës ekonomike në të gjithë globin. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë konfirmojnë një rritje të kapitalit të huaj në vend. Institucioni mbikëqyrës bankar theksoi se në fund të tremujorit të parë të vitit 2009 investimet e huaja direkte kapën shifrën e 122.3 milionë eurove. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kemi një rritje të konsiderueshme prej 40.9 milionë eurosh. Ndërsa vitin e kaluar, sipas Ministrisë së Financave, hyrjet në formën e investimeve të huaja direkte në ekonominë shqiptare prej 682 milionë eurosh ishin një faktor dominues në rritjen e flukseve hyrëse të kapitalit.