E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungojnë femrat, vëllezërit ndajnë të njëjtën grua

Share

Ajo kurrë nuk e kishte imagjinuar se çfarë do i ndodhte kur të martohej. Munni, një 40 vjeçare nga shteti verior Uttar Pradesh në Indi, është detyruar që të ndajë krevatin edhe me vëllezërit e burrit të saj. Këta të fundit nuk kishin arritur të gjenin gra, ndaj e detyronin të bënte seks me ta dhe për më tepër të ngjizte fëmijë. Burri dhe prindërit e tij më thanë se duhet të shkoj dhe me vëllezërit, thotë gruaja. Më merrnin kur të donin, ditën, natën. Kur rezistoja, më goditnin me çfarë të mundeshin. Muni ka tre fëmijë me 3 vëllezërit.

Ajo ia ka dalë të arratiset nga shtëpia dhe gjendet në një qendër sociale. Megjithatë ajo nuk ka depozituar një padi. Punonjësit socialë thonë se raste të tilla ka në zonë për shkak se numri i femrave që lindin është ulur ndjeshëm. Në këtë rajon, për shkak të kulturës patriarkale, femrat abortohen.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›