E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Mazhoranca është e zënë, nuk ka kohë për integrimin

Share

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka ironizuar mungesën e mazhorancës në tryezën e organizuar sot nga kjo forcë politike për reformën në drejtësi duke theksuar se ajo ka punë më të rëndësishme për të bërë.

Në një pronocim të shkurtër për mediat, Rama theksoi se mungesa e mazhorancës tregon se asaj nuk i intereson shumë integrimi I vendit dhe marrja e statusit kanditat të Shqipërisë për në Bashkimin Europian.
Ne e kemi ndarë këtë tryezë me përfaqësues të nderuar të botës së drejtësisë, por fatkeqësisht nuk kemi mundur dot ta ndajmë edhe me palën tjetër pasi janë të zënë me punë më të rëndësishme sesa integrimi i vendit dhe marrja e statusit kandidat ka deklaruar Rama.
Duke iu referuar edhe akuzave të kryeministrit Berisha se opozita po bllokon reformat në vend, Rama theksoi se është vetë kryeministri ai që ka kapur prej fyti vendin.
Nëse ne po flisnim për drejtësinë Berisha ka qënë në një majë mali duke thënë se nuk më lë opozita që vetë e ka kapur prej fyti ka vijuar më tej Rama./ora-news

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›