E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karzai mohon akuzat e medieve amerikane

Kabul, 29 gusht - Zyra e presidentit afgan, Hamid Karzai, ka hedhur poshtë informacionet e botuara në mediet amerikane se disa nga zyrtarët më të lartë të administratës së tij paguhen nga CIA. Reagimi i zyrës së Karzait bëhet pas shkrimeve të botuara në "Washington Post" dhe në “New York Times” se CIA paguan figura kyç në qeveri në shkëmbim të informacioneve. Deklarata, e cila nuk i ka hedhur poshtë në mënyrë të pakundërshtueshme informacionet e gazetave, theksonte se "Afganistani beson se akuza të tilla nuk e forcojnë aleancën kundër terrorizmit dhe nuk do të forcojnë shtetin ligjor në Afganistan. Përkundrazi do të ketë efekt negativ në këto fusha".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›