Samiti BE - Rusi Partnere me probleme por edhe ne dialog

Para fillimit te takimit ne Bruksel Moska kishte sinjalizuar gatishmerine qe te marre pjese me dhjete miliarde euro ne forcimin e paketes per shpetimin e euros. Me kete ndihme Rusia jep nje sinjal pozitiv qe mund te te ndikoje qe marredheniet e tensionuara mes dy partnereve te kalojne nje faze clirimi. Brukseli shpreson tek ndihma ruse dhe kjo do te jete nje teme qendrore ne diskutim.
Nga rrethet diplomatike te BE-se u mesua se edhe ceshtjet e tregtise do te jene ne qender te samitit BE-Rusi. Bashkimi Europian eshte tregu me i rendesishem per mallrat ruse nderkohe qe Rusia eshte partneri i trete me i madh i BE-se. BE dhe Rusia kane edhe nje teme per te debatuar. Ngritja e gazsjellesve te rinj nga BE-ja te cilat Rusia i sheh me dyshim. BE i ka bere te qarte Rusise te mos perdore me tonet armiqesore dhe akuzat se BE po shkel marreveshjet nderkombetare me gazsjellesit e rinj. Sipas Rusise BE po negocion me Azerbajxhanin dhen Turkmenistanin per gazsjellesin e ri per sjelljn e gazit kaspik ne Europe.
Bildunterschrift Flamuri rus dhe ai i BE-se
Rusia ka interes per vizat
Nga pala ruse ceshtje e rendesishme eshte heqja e detyrimeve te vizave. Medvedev dhe presidenti i BE-se Herman Van Rompuy si edhe presidenti i Komisionit Europian Jose Manuel Barroso duan te bien dakord per kryerjen e hapave pergatitore. Ne kete kuader kerkohet futja e pashaportave biometrike dhe dokumentave me siguri te larte ndaj fallsifikimit. Medvedev deshiron heqjen e vizave per udhetimet turistike dhe ato te biznesit.
Pritet qe temat e diskutueshme te mbeten jashte diskutimeve si per shembull gjendja ne Gjeorgji dhe Libi si dhe sjellja e komunitetit nderkombetar duke patur parasysh dhunen shteterore kunder opozites ne Siri. Por edhe zgjedhjet ne Rusi mund te sjellin lende eksplozive ne takim. Rusia ndodhet ne pozicion defensiv pas protestave te fundit.
Ne samit marrin pjese edhe ministri i Jashtem rus Sergej Lavrov dhe e ngarkuara e BE-se per politiken e Jashtme Catherine Ashton.
Autor dpa rtr/Arapi
Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora