E Diel, 1 Nëntor 2026

Mungon Lul Berisha, shtyhet sërish seanca gjyqësore

Tiranë- Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj Lulzim Berishës, i akuzuar si kreu i Bandës së Durrësit. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e Berishës në sallën e gjyqit.

Sipas burimeve nga Gjykata e Krimeve të Rënda, i pandehuri njoftoi mospjesëmarrjen në seancën e sotmepër shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Ai iu nënshtrua disa ditë me parë një operacioni në apandesitit në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë dhe më pas u transferua në burgun e sigurisë së lartë 313 në Tiranë.

Por, edhe pse gjendja shëndetësore e tij, pas ndërhyrjes u tha se ishte në përmirësim, ai ka njoftuar sot se e ka pasur të pamundur paraqitjen.

Në këtë proces janë të pandehur 17 persona, të cilët akuzohen për një sërë krimesh, mes tyre edhe vrasje të bëra vite më parë në qytetin e Durrësit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›