E Diel, 1 Nëntor 2026

I gjendet drogë në shtëpi, ndalohet

Elbasan- Policia e Elbasanit sekuestron një sasi droge në banesën e një shtetasi në fshatin Merkat të komunës Gjinar, ndërkohë që ndalon pronarin. Burime nga seksioni i antidrogës bëjnë të ditur se nga një kontroll në banesën e shtetasit Petro Panxhi është gjetur dhe është sekuestruar një sasi e konsiderueshme e dyshuar si kanabis sativa.

Sipas burimeve policore, sasia e drogës është gjetur pas disa informacioneve të grumbulluara në rrugë operative nga agjentët e policisë. Mësohet se janë marrë në pyetje të gjithë familjarët dhe po verifikohet se si ka mbërritur kjo sasi droge.

Ende nuk është konfirmuar nëse është rritur në këtë zonë të largët të Gjinarit. Sipas drejtuesve të seksionit të luftës kundër drogës sasia e sekuestruar do të analizohet.

Ndërkohë janë zhvilluar kontrolle të tjera në hyrje të Elbasanit në dy kamionë ku dyshohej se fshihej drogë. Ky kontroll nuk ka rezultuar i suksesshëm për efektivat blu me gjithë informacionet e marra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›