E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia e Gërdecit, Mediu për herë të dytë në Prokurori

Tiranë-Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka lënë pak minuta më parë Prokurorinë, ku u pyet per rreth 3 ore në cilësinë e personit nën hetim. Ndryshe nga nje dite me pare, avokatet e tij nuk kane dhene asnje deklarate rreth seances se pyetjeve. Ai ka mbërritur në ambientin e prokurorisë, sot paradite i shoqëruar nga dy avokatët, njësoj si një ditë më parë. Ai i eshte nënshtruar vijimit të senancës së pyetjeve, të lëna përgjysmë nga dita e djeshme për shkak të kohës.

Një ditë më parë ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediut, iu deshën 7 orë kohë për të shfajësuar veten para prokurorëve, në lidhje me tragjedinë e Gërdecit. Sipas burimeve zyrtare pranë organit qendror të akuzës mësohet se Mediu është paraqitur dje në orën 10.00, i shoqëruar nga dy avokatët e tij për të dalë që andej pas shtatë orësh. Tre muaj pas heqjes së imunitetit nga Kuvendi, Fatmir Mediu ka vendosur t’iu përgjigjet pyetjeve të prokurorëve Arqile Koça dhe Kujtim Luli, duke ia faturuar përgjegjësinë, ashtu si edhe herë të tjera, Shtabit të Përgjithshëm. Fillimisht Mediu ka pranuar të bëjë deklarime të lira, e pas konsultimit me avokatët ka vendosur t’iu përgjigjet edhe pyetjeve të prokurorëve, por dëshmia e tij duket se nuk do të sjellë ndonjë element të ri në hetimin e Prokurorisë së Përgjithshme.

“Nuk kam asnjë përgjegjësi ligjore për tragjedinë e Gërdecit”. Refreni tashmë i njohuri ish-ministrit të Mbrojtjes është përsëritur edhe dje në Prokurorinë e Përgjithshme. Edhe pse prokurorët i kanë komunikuar akuzën për të cilën po hetohet, atë të “shpërdorimit të detyrës”, ish-ministri Mediu është vetëdeklaruar i pafajshëm. Sipas burimeve pranë akuzës, mësohet se në procesverbalin e deklarimeve të lira, Mediuka thënë se: “puna e ministrit është mbështetja në aspektin teknik të veprimtarisë së montimit dhe demontimit të municioneve. Ndërsa detyrat dhe përgjegjësitë për licencimin e vendit të demontimit, kompanive që do ta bëjnë punën dhe transportin e këtyre municioneve janë pjesë e Shtabit të Përgjithshëm”. Sipas tij, ushtarakët kur janë në fuqi drejtuese, nuk mund të mos jenë përgjegjës për atë ç’ka ndodh në ushtri, duke i kujtuar prokurorëve mosmarrjen në procedim penal të ushtarakëve të Shtabit të Përgjithshëm.

“Tragjedia e Gërdecit ndodhi për shkak të përqendrimit të lartë të barutit në atë ish-repart. Por është Shtabi i Përgjithshëm ai që ka përgjegjësi për transportin, ruajtjen, zgjedhjen e vendit etj. Ministri nuk ka marrë asnjëherë asnjë paralajmërim me shkrim apo me gojë nga asnjë strukturë për ndonjë problem apo moszbatimtë ligjit në vendet e demontimit të municioneve”,-mësohet të ketë thënë Mediu. Sipas këtyre burimeve konfirmohet se ish-ministri ka dhënë shpjegime të lira edhe për dhënien e licencës së demontimit kompanisë SAC.

Sipas tij, kërkesa e kompanisë MEICO për demontimin e municioneve në Gërdec ka ardhur në datën 27 dhjetor të vitit 2006 dhe janë ngarkuar strukturat e këtij dikasteri të veprojnë konform ligjit. Ndërkohë, në lidhje me urdhrat e lëshuar ish-ministri Mediu është shprehur se “çdo urdhër i firmosur nga ana ime është iniciuar nga strukturat ushtarake. Ato kanë qenë të përfshira plotësisht në hartimin e urdhrave. Ato kanë pasur korrespondencë mes tyre dhe MEICO dhe dijeni të plotë për demontimin në Gërdec. Forcat e Armatosura kanë pasur dijeni dhe më kanë deklaruar se çdo gjë ishte perfekt. Çdo urdhër apo korrespodencë e kam pasur vetëm me kompaninë SAC dhe në asnjë rast me kompaninë “Albdemil” apo kontraktorë të tjerë privatë”,-mësohet të ketë thënë Mediu.

Organi i akuzës ka lënë një seancë tjetër pyetjesh me ish-ministrin Mediu

Prokuroria: Pikat e errëta të dëshmisë së Mediut

TIRANË- Prokurorët e çështjes për zbardhjen e tragjedisë së Gërdecit nuk kanë arritur të konsumojnë të gjitha pyetjet për ish-ministrin e Mbrojtjes, duke lënë një tjetër takim me të. “Deklarimi i lirë i deputetit Mediu ka ngrënë një kohë të gjatë të punës dhe jemi detyruar ta pyesim vetëm për disa urdhra të lëshuara nga vetë ai. Ndërsa për pyetjet e tjera kemi lënë një ditë tjetër të zhvillimit të seancës”,-bëjnë me dije burime akuza.

Ndërkaq, deputeti Mediu është pyetur më shumë në lidhje me urdhrin e firmosur nga ai që mban nr. 2044 të datës 7 dhjetor 2007 që ka të bëjë me kërkesën drejtuar Shtabit të Përgjithshëm për evidentimin e municioneve të kalibrit të rëndë të cilat duhet t’i dërgonin kompanisë private për çmontim. Ky urdhër, sipas akuzës, është lëshuar në kundërshtim të hapur me Vendimin e Këshillit të Ministrave, i cili ngarkon ministrin e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të organizojnë forcat e Ushtrisë për çmontimin e municioneve të kalibrit të rëndë dhe jo demontimin e tyre nga kompanitë private.

Gjithashtu, një pikë e debatueshme mes prokurorëve dhe avokatëve mbrojtës të ish-ministrit Mediu ka qenë edhe urdhri për përcaktimin e vendimit të demontimit të municioneve që rezulton të jetë Gërdeci. Sipas pretendimeve të ministrit, përcaktimi i vendit nuk është bërë nga ai por nga Ushtarakët, ndërsa këta të fundit, në deklarimet e tyre këtë përgjegjësi ia kanë veshur ish-ministrit, që sipas tyre e ka përcaktuar vendin e ngritjes së demontimit të municioneve.

REAGIMI

Avokati Visha: Deklaruam gjithçka dimë

TIRANË- “Ishte një veprim logjik i hetimit, jo vetëm i mirëpritur, por edhe i kërkuar nga ana jonë prej kohësh. Ne avokatët e çështjes deklaruam gjithçka që ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu di për këtë çështje, pra për çështjen e Gërdecit për interes të publikut dhe do vijojmë me procedurat në dispozicion të prokurorisë për gjithçka që ata do të kërkojnë. Klienti ynë u pyet me cilësinë e personit nën hetim. Ajo çka unë theksoj është që kërkesën për t’u pyetur në prokurori, Mediu e ka bërë që para heqjes së imunitetit dhe ka vazhduar më pas.

Zgjatja në kohë është proceduriale, natyrisht çështja është komplekse dhe pyetjet janë të shumta. Pretendimi iFatmir Mediut është që nuk ka absolutisht shkelje në aktivitetin e tij si ministër, jo vetëm në këtë ngjarje, po në asnjë tjetër”,-tha para mediave avokati Ardian Visha, teksa në makinë e priste deputeti Mediu, për t’u larguar më pas nga institucioni i akuzës.

4 urdhrat që implikojnë Mediun

Vendimi i Këshillit të Ministrave i iniciuar nga ministri Mediu për marrëveshjen e çmontimit të municioneve, duke paracaktuar fituesin e këtij çmontimi

Miratimi i urdhrit për transportimin e municioneve nga Forcat Armatosura

Caktimi i vendit të demontimit të municioneve në Gërdec

Kalimin e Kompetencave të mbikëqyrjes së Gërdecit, nga Shtabi i Përgjithshëm ndërmarrjes MEICO

SHKELJET E KONTRATËS II

- Parashikohet kalimi i sasive dhe llojeve të municioneve të kalibrave 20-152 mm, në kundërshtim me vendimin e KM, që parashikon shitjen e kalibrave të vegjël.

- Kostoja e transportit të likuidohet nga ndërmarrja MEICO. Ky parashikim, sikurse kemi argumentuar më lart, bie ndesh me logjikën ekonomike të llogaritjes së kostos dhe mbulimit të shpenzimeve.

- Në pikën 7, ka urdhëruar që procesi i çmontimit dhe çmilitarizimit të kryhet në ish- brigadën e tankeve të kaluar në administrim të MEICO-s, në rajonin e Gërdecit, Vorë –Tiranë.

- Në pikën 7, ka urdhëruar ndërmarrjen MEICO, të vërë në dispozicion të procesit ambientet në administrim të saj… në rajonin e Gërdecit, pa përcaktuar raportin ekonomik të kësaj marrëdhënieje, çka ka sjellë në fakt vënien në dispozicion pa qira, kompanisë SAC- ALBA DEMIL, të të gjithë ambienteve.

- Në pikën 8, ka urdhëruar që ndërmarrja MEICO, përgjigjet për zbatimin nga kontraktor iproceseve dhe standardeve të sigurisë, të masave të mbrojtjes nga zjarri dhe sigurisë së jetës e shëndetit të personelit. Ky urdhërim bie në kundërshtim flagrant me pikën IV/4 të vendimit të KM, në të cilën parashikohet se "procesi i çmilitarizimit dhe çmontimit, të kryhet nën mbikëqyrjen dhe sigurinë ushtarake të reparteve të forcave të armatosura….".

- Ka urdhëruar që ruajtja e rajonit të Gërdecit dhe depove të municionit të bëhet nga Komanda e Forcës së Bashkuar dhe Ndërmarrja MEICO dhe jo nga Forcat e Armatosura.

- Në pikën 10, është parashikuar që Sekretari i Përgjithshëm të lëshojë lejet e eksportit për materialet e përftuara nga procesi i çmontimit, në një kohë që subjekti ishte i pa licencuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›