E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungon Teatri i Kukullave

Femijet e sotem jane te pushtuar nga teknologjia me moderne qe ka ekzistuar ndonjehere. Tere bota e tyre po shnderrohet ne nje ylber elektronik me personazhe te llojllojshme te krijuara nga mjeshtrit e medhenj te perendimit madje keto personazhe ata i kerkojne edhe ne teatrin e tyre modest te kukullave. Po te mos shfaqeshin personazhet e filmave vizatimor interesimi i femijeve nuk do te jete ne nivel te larte ngase do ndeshen me nje konfuzitet ose absurditet te pa njohur. Sa here qe permendet ndonje shfaqje me kukulla menjehere ne mendje ju vije Pinokio me hunde te gjate faqe te kuqe dhe kembe prej druri. Po te analizohet thelle ky personazh eshte tejet mbreselenes terheqes aspak i dhunshem i sinqerte me nje ndergjegje te paster dhe shikuesit e vegjel i mban ne nje tension shume te larte zhvillon fantazine e tyre me skena te ndryshme surreale e qe i perkasin imagjinates se femijeve. Ata pervec qe kete personazh e shikojne ne ekran televiziv ata me padurim do e shohin edhe ne Teatrin e kukullave ngase ketu e kane me afer me te gjalle me shume shpirt dhe me komunikues. Zanafilla e artit te kukullave perkon me koherat kur njeriu filloi te merret me gdhendjen e drurit. Gjate ketij procesi kukullat dhe shfaqjet me kukulla kane vertetuar veten si nje art ne vete dhe nuk mbeten te kufizuara vetem me lodra prej druri te cilat i leviznin me penj. Brenda artit te kukullave sot kemi teatro te hijeve shfaqje kukullash kukulla te prodhuara nga materiale te ndryshme dhe natyrisht kukulla te bera me kompjuter. Ne kete art bejne pjese edhe vantrologet njerezit qe te lene pershtypjen sikur flasin me bark me kukullen e tyre ne preher. Ndoshta per shkak se bota e kukullave mendohet ne pergjithesi bashke me femijet shfaqjet me kukulla behen me lloje te pasura dhe te kenaqshme te kukullave. Por me shtimin llojllojshmerise se kukullave ka ndryshuar edhe perceptimi i tyre. Ne tere boten filluan te jepen shfaqje me kukulla ku kemi nderthurjen e disiplinave te videos kercimit dhe muzikes. Shembujt e satires dhe ironise qe demonstrohen ne keto shfaqje rriten moshen e grupit te shikuesve. Edhe artistet e kukullave se bashku me anen femijerore me keto shfaqje mundohen te tregojne se keto shfaqje me kukulla nuk jane vetem per femije. Ne teatrin tone pak i kushtohet shikuesve te vegjel pothuajse fare nuk ka shfaqje per ta dhe krejt kjo na vije si mungese e buxhetit per realizmin e shfaqjeve te shumta per femije derisa shfaqjet per te rritur jane mbushur me boshllek antivlerash. Ku eshte edukimi dhe ngritja kulturore per te vegjlit apo ndoshta kur te arrijne nje moshe me madhore do shkojne ne teater e atehere teatri per ta do jete nje mister tejet i gjalle sepse nga hapat e vegjel nuk jane mesuar te ndeshen me te nuk do dine si te ulen ose te reagojne ngase ne teater ekzistojne disa sisteme ku edhe shikuesi mund te kete rol. Keta te vegjel te etur per boten e teatrit nese nuk e anashkalojne me sukses ne koken e tyre gjithnje do te jeton nje zbrazetire e cila do ti percjelle tere jeten. E ngjashme eshte kjo sikur mungesa e perrallave. Andaj do ishte mire qe pergjegjesite e kultures te investojne ne teatrin e kukullave ne drama per femije dhe ne personazhe te njohura per te vegjlit. Ana pozitive e investimit dhe zhvillimit te ketij teatri eshte se te vegjlit njoftohen me personazhe pozitive negative dinake koprracie te padijshme te mencura etj.. Ata zhvillojne te menduarit ngase imagjinojne sikur atyre tiu kishte ndodhur kjo ngjarje e cila bartet si nje mesazh shume i shendoshe ne trurin e bardh te tyre. Besimi i tepert ne ngjarjen e luajtur i bene personazhe edhe spektatoret e vegjel te cilet me padurim do presin ngjarjen ne vazhdimesi madje keta spektator jane me te sinqerte se ata te rritur femijet reagojne ne situata shume te perjetuara nga aktoret parapa kukullave cdo moment duhet te serohet bindshem cdo batute duhet te jete e logjikshme.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›