Omert koha per te folur
Mafia eshte arrogance vetepasurim pushtet dhe hegjemoni mbi dhe kunder te gjitheve. Nuk eshte nje koncept abstrakt apo gjendje mendore ose term letrar... shte nje organizate kriminale e rregulluar mbi ligje te pashkruara prej hekuri te pandryshkur. Keshtu do te shkruante ezare Terranova gjykatesi italian i vrare nga mafia italiane ne 1979-en si shume te tjere para dhe pas tij.
Ne Shqiperi cdokush qe ka fatin e keq te perplaset ne strukturat shteterore per ceshtje nga me te thjeshtat deri te me te rendesishmet nuk ka mbetur njehere pa e shprehur indinjaten per qeverisjen Kjo eshte mafie Vetem shprehje emocionale
fare emri mund te kene pjesetaret e qeverisjes qendrore te Shqiperise me ne krye shefin e Ekzekutivit kur ata jane me arrogante se kurre me pare me te pasur se asnjehere me pare qe kane dhe po perpiqen te marrin te gjitha pushtetet e mundshme mbi dhe kunder te gjitheve qe vetem varferohen ne Shqiperi A eshte regjimi aktual ne Shqiperi nje organizate mafioze qe zbaton rregullat e pashkruara
Ne cdo pershkrim te nje organizimi mafioz manualet japin pikat e forta te familjes mafioze nga pagesat e viktimave te kercenuara per te blere mbrojtjen e tyre blerja e votave kontrolli mbi kontraktimet me fondet shteterore apo trafiku i droges dhe i armeve.
Kur Sali Berisha rierdhi ne pushtet ne shtator 2005 puna e pare qe beri ishin prangat. Naten qe votebesohej qeveria ne Kuvend nje eksponent i njohur i botes se krimit prangosej ne Durres. Pas tij edhe shume te tjere. Sot ai ka kohe qe ka dale nga burgu ndersa i vellai i tij eshte aleat ne qeverine e koalicionit te Berishes te krijuar me se nje vit me pare. Javet pasuese kur Sali Berisha u be kryeminister disa biznese te fuqishme ne vend u bllokuan nga strukturat shteterore. Aktiviteti i tyre nuk mund te vazhdonte me si me pare sepse padrone te rinj kishin ardhur ne pushtet. Kur ata i njohen si te tille dhe siguruan mbrojtjen e tyre keto biznese ne 2010-en i shohim se si kane lulezuar. Ata e blene mbrojtjen e mafias qeveritare.
Mafia ne Itali blen votat per kandidatet qe do. Me po ato metoda qe perdoren edhe ne Shqiperi. Zgjedhjet e shkuara parlamentare te 28 qershorit 2009 ishin tipike mafioze. Dhjetera-mijera nepunes buxhetore u shtrenguan jo vetem te dilnin mitingjeve mashtruese te motos Shqiperia po ndryshon por edhe te vertetonin se kishin votuar per kandidatet e PD-se kjo duke perdorur edhe metoden e fotografimit te fletevotimit me celular. Por edhe me kete rruge mafioze partia ne pushtet nuk arriti te fitoje shumicen e votave dhe u detyrua te hartoje skenare si ne Ruzhdie plage qe kane mbetur te hapura ende nga mungesa e transparences elektorale. Dhe per me teper per te formuar kabinetin qeveritar PD-se iu desh te bente koalicion me nje parti ekstremisht te majte sigurisht duke i dhene nje pjese te rendesishme te pushtetit.
Mafia ka kontroll mbi kontraktimet me fondet shteterore. Vetem ne Itali jane disa dhjetera miliarde dollare. Ne Shqiperi kontraktimet shteterore i shperndan qeveria dhe per qeveritaret. Me firmen e kryeministrit Berisha ne 2006-en u firmos nje kontrate me shume fillestare mbi 400 milione euro per rrugen e Kombit qe do te mbaronte ne 2009-en. Pa projekt pa preventiv pa asgje pervec nje te ashtuquajturi ligj anglez. Sot ne 2010-en rruga nuk eshte mbaruar do te kushtoje rreth 1.3 miliarde euro dhe eshte krenaria e kryeqeveritarit edhe pse eshte gropa me e madhe korruptive dhe borxh per disa breza shqiptaresh.
Qeveria e shkuar dhe aktuale e z. Berisha ka dhene me qindra koncesione per gjithcka qe mund te jape qeveria me VKM. Sidomos per energjetiken. Ato i kane marre qeveritaret familjaret e tyre dhe po vazhdojne ti vjelin fitimet e majme ne nafte energjetike dhe kudo qe mundin nen mbrojtjen e qeverise. I ka marre edhe investitori i huaj i kallepit Damir Fazllic nje sekser punesh te pista ne Ballkan mik i ngushte i kryeministrit te Shqiperise qe ka pasur si eksperte kontabel mbesen e Berishes.
Mafia eshte nje tregtare e shquar e armeve. Edhe qeveria e Shqiperise. Ajo ne fakt mund te bente tregti legale si dhjetera shtete te botes qe eksportin e armatimeve e kane ze te rendesishem te Prodhimit te Pergjithshem Kombetar. Ne Shqiperi tregtia e armeve eshte perdorur nga mafia qeveritare per te trafikuar arme dhe municione. MEICO ishte ndermarrja shteterore e Ministrise se Mbrojtjes qe ka derguar arme per grupe terroriste neper bote lidhte kontrata me mafiozet per te derguar armatime te skaduara ne Afganistan bashkautore ne tragjedine e Gerdecit e cila ishte veper e hartuar me VKM-te e kryeministrit Berisha nen patronazhin e familjareve te tij dhe te aktivisteve te flakte te PD-se sic i quan.
Mafia moderne eshte udheheqese ne trafikun e droges apo cigareve. Sic ishte edhe akulloreshitesi italian ne Vlore ku eksperte kontabel ishte serish mbesa e kryeministrit te Shqiperise. Ne raportet e pervitshme te UNODC-se agjencise per drogat ne OKB Shqiperia nuk luan nga vendi me kufijte e saj poroze dhe autoritetet e korruptuara. Edhe pse prej 5 vitesh ne vend eshte Moratoriumi per ujerat detare skafet me droge perfundojne rregullisht ne brigjet italiane.
A eshte kryeministri i Shqiperise kryetari i nje familjeje qeverisese mafioze
Omert e tij kodi i heshtjes eshte e pashoqe aq sa do tia kishin zili edhe mafiozet me te devotshem. Ai vetem hesht per gjithcka qe ben familja e vet kur ia nxjerrin petet e lakrorit sulmon opoziten si mafia dhe e kalon debatin te mbjellja e ullinjve shegeve apo arrave.
Por ka disa kurajoze qe japin shprese se Omert e mafias qeveritare po thyhet sic edhe ka ndodhur me pare. Pak vite me pare avokati Spartak Ngjela u ngri dhe u perjashtua nga PD-ja pse denoncoi politiken mafioze te qeverise. Dje deputeti i PD-se ish-ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa perseriti ate cka ndodhi ne menyre mafioze me ligjin e pronave ne Kuvend pak seanca me pare. Po deri mbreme nje deputet me pak per PD-ne shenoi largimi i Paulin Sterkajt. Ai iku nga grupi parlamentar ku fliste vetem shefi dhe te tjeret duhej vetem te heshtnin edhe kur ia thonin ne sy se mafia e tij ishte ngjitur edhe te te vobektit e Malesise se Madhe qe duhej te mbyllnin gojen per menyres e qeverisjes sipas skemes mafioze te thurur ne Tirane. Perballe saj dhe Omert-s se instaluar nga shefi i qeverise tani eshte koha per te folur dhe per ta thyer ate.