Prishtinë, 92% e qytetarëve besojnë që Kosova duhet të jetë pjesë e BE-së
PRISHTINË- Aspiratat e Kosovës për t’u anëtarësuar në BE janë të mëdha, siç janë edhe bindjet e qytetarëve të saj, sipas një sondazhi, rezultatet e të cilit u publikuan sot në Ditën e Evropës.
92% e qytetarëve besojnë që Kosova duhet të jetë pjesë e BE kurse 97% e studentëve pajtohen me ketë besim. Qytetarët e Republikës së Kosovës mendojnë që Kosova do të jetë pjesë e Bashkimit Evropian brenda 5 viteve (47%) kurse studentët janë më shumë pesimist në këtë pyetje ku 40% besojnë se Kosova do të jetë anëtare në BE brenda kësaj periudhe.
Rezultatet e këtij sondazhi kanë treguar që qytetarët e Kosovës kanë njohuri të kënaqshme mbi Bashkimin Evropian. Për të matur njohuritë e qytetarëve të Republikës së Kosovës për Bashkimin Evropian, studentë e Kolegjit Universitar ISPE kanë realizuar një pyetësor me pyetje që lidhen me Bashkimin Evropian, procesin e anëtarësimin dhe raportet e Kosovës me këtë proces. Ky projekt është realizuar në bashkëpunimin me Organizatën e Studentëve Evropian\, e cila vepron në kuadër të Kolegjit.
(m.a/ata/BalkanWeb)