E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mungon gjaku në spitale, MSH apel qytetarëve për dhurime

Muajt e verës kanë ulur në nivele shqetësuese rezervat e gjakut në Qendrën Kombëtare te Transfuzionit të Gjakut. Ministria e shëndetësisë apelon qytetarët për më shumë dhurime për të përballuar emergjencat në spitale. Irena Qendro, Drejtoresha e qëndrës kombëtare të transfuzionit thotë se muaj që vijnë janë probelamatik dhe sasia e rezervave të gjakut momentalisht është e vogël. Sipas saj, duhet minimalisht 35 mijë dhurues në vit, ndërkohë që aktualisht ky numër është vetem 24 mijë dhurues.
Po në të njëjtën linjë ka qënë edhe kreu i shëndetësisë Petrit Vasili. Udhëzimi i fundit që numri 1 i shëndetësisë u ka vënë në dispozicion autoriteteve shëndetësore është vendosja e një norme për drejtuesit e këtyre institucioneve për të planifikuar sasitë dhe rezervat e gjakut.
Alarmi nga autoritetet shëndetësore vjen në kohën kur vera shënon rritje të aksidenteve automobilistike dhe kur të sëmurët kronikë me anemi, apo talasemikët nuk arrijnë të marrin sasinë e nevojshme të gjakut.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›