E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tekstet e librave për vitin 2011, në duart e mësuesve

Tekstet e librave për vitin shkollor 2011, tashmë janë ne duart e mësuesve. Të gjitha alternativat e ardhur nga shtëpitë botuese në Ministrinë e Arsimit do të vlerësohen nga një Komision i posaçëm i përbërë nga 10 mësues. Këshilltari i Ministrit të Arsimit, Jovan Kristiqi u shpreh se klasa e katërt, ajo e tetë dhe klasa e dymbëdhjetë do te kenë tekste të reja, të ndryshme nga ato ekzistuese. Referuar çmimit, Kristiqi thotë se nuk do të ketë ndryshim.
 

Janë 30 shtëpi botuese që konkurojnë, por shtatë luajnë rolin më dominues, pasi kanë me shumë libra. Janë përcaktuar rregulla më të qarta për Komisionet Vlerësuese, janë shtuar filtrat dhe kontrolli për mënjanimin e teksteve të dobëta, ndërsa ka një politikë të veçantë për shpërndarjen e librave mësimorë.
 

Rezultati pritet te dalë me 20 qershor. Prej 6 vitesh, MASH nuk zotëron më të drejtën për të përzgjedhur në mënyrë përfundimtare tekstin që do të vendoset në bankën e nxënësve. Kjo e drejtë u ka kaluar mësuesve, që e përdorin tekstin me qëllim mësimin e nxënësve të tyre.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›